varfëria e gjuhës të bën të dobët:rrezikon të të bëjë skllav të ideve të të tjerëve
|
vazhdimisht lindin faktet , dhe shkaktojnë konfuzionin e teorive
|
vdekja është diçka që nuk duhet të na frikësojë sepse deri kur ne ekzistojmë, vdekja nuk ekziston; dhe kur vjen vdekja, ne nuk jemi më
|
vdekja është e frikshme, por akoma më e frikshme do të ishte po të dinim se do të jetonim përgjithmonë e nuk do të vdisnim kurrë
|
vdekja është gjëja më solide që ka shpikur jeta
|
vdekja është një gjëndje përkryerje, e vetmja e mundshme për njeriun
|
vdekja është një jetë e jetuar. Jeta është një vdekje që vjen
|
vdekja jetonte tek unë dhe më braktisi për të jetuar në një trup tjetër
|
vdekja nuk është të mos komunikuarit më, por kur nuk je më i kuptuar
|
vdekja paguhet duke jetuar
|
veç ai që s'pret asgjë është vërtet i lirë
|
vendet më të mëdha janë sjellë gjithnjë si gangsterë, ndërsa të vegjëlit si prostituta
|
vendimi i krishterë për ta vlerësuar botën si të shëmtuar e të keqe e ka bërë botën të shëmtuar dhe të keqe
|
vërtet që e kemi harruar shpejt kohën kur ishim ne që emigronim
|
vesi është një krijesë kaq e tmerrshme, që sa më shumë ta shohësh aq më shumë të pëlqen
|
vetë vdekja gjithmonë ka vrarë shumë më pak se sa njerëzit
|
vetëm ç'kam humbur më përket përgjithnjë
|
vetëm fituesit vendosin se cilët kanë qënë krimet e luftës
|
vetëm gjërat që nuk paguhen kushtojnë
|
vetëm guximtarët dijnë të falin. Frikacaku nuk fal kurrë : nuk është në natyrën e tij
|
vetëm heshtja është e madhe; çdo gjë tjetër është dobësi
|
vetëm kush nuk është thelluar në asgjë mund të ketë bindje
|
vetëm kush nuk ka frikë të vdesë në emër të së vërtetës, është i denjë për ta thënë atë
|
vetëm në esktremet e shkallës shoqërore njihen mbretërit
|
vetem nje qe eshte shume i trishtuar ka te drejte te meshiroje nje tjeter
|
vetëm njerëzit e mëdhenj mund të kenë të meta të mëdha
|
vetëm të kulturuarit duan të mësojnë për vehte, injorantët duan të mësojnë të tjerët
|
vetëm të vdekurit e shohin fundin e luftës
|
vetëm të vdekurit kanë të drejtë të falin dhe të gjallët nuk kanë asnjë të drejtë të harrojnë
|
vetëm vigjëlenca e opinionit publik garanton të ardhmen e një shoqërie
|
vetmia është diçka e këndshme, por duhet dikush që të na thotë që vetmia është e këndshme
|
vetmia është për shpirtin si ushqimi për trupin
|
virtytet e prindërve janë pajë e madhe
|
vjedhin, masakrojnë e me emër të rremë e quajnë perandori; e në fund atje ku kanë krijuar shkretëtirë i venë emrin paqe
|
vlera e vërtetë e një njeriu kuptohet nga aftësia e tij për t'u çliruar nga vetvetja
|
voto për atë që premton më pak; do të jetë ai që do të të zhgënjejë më pak
|