Logos Multilingual Portal

Select Language

a b c ç d e ë f g h i j k l m n o p q r s t u v x z

madhështia e një kombi dhe progresi i tij moral mund të vlerësohen nga trajtimi që i bën kafshëve
Mohandas Karamchad Gandhi
madhështia nuk qëndron tek marrja e ndereve, por tek meritimi i tyre
Aristotle
mafia është një biznes si gjithë të tjerët, vetëm se ndonjëherë përdor armët
Mario Puzo
mafja është shembulli më i mirë i kapitalizmit që kemi
Marlon Brando
malinkonia është lumturia e të qënurit i trishtuar
Victor Hugo
mallkuar qoftë ushtari që shtin kundër popullit të vet
Simón Bolivar
martesa : një bashkësi që ka një padron, një padrone dhe dy skllevër-gjithsej dy vetë
Ambrose Bierce
martesa është në jetë si një duel mes një beteje
Edmond About
martesa është shkaku kryesor i divorcit
Groucho Marx
martesa është si kërpudhat : merret vesh vonë nëse janë të mira apo të këqija
Woody Allen
martesa nuk është veçse një shkëmbim i humorit të keq gjatë ditës dhe erërave të këqija gjatë natës
Guy de Maupassant
martesa: dy persona që bien dakord të thonë të njëjtën gënjeshtër
Karen Durbin
masat verbohen më lehtë nga një gënjeshtër e madhe se sa nga një e vogël
Adolf Hitler
mashtrohemi lehtë nga ajo që duam
Molière
maturia është një xitelë plakë dhe e pasur e tunduar nga paaftësia
William Blake
mbaji sytë hapur përpara martesës dhe gjysmëmbyllur pas
Benjamin Franklin
mbajti lart flamurin e vet ... që të mos ishte i detyruar ta shihte
Stanislaw Jerzy Lec
mbase etika është një shkencë e zhdukur në të gjithë botën. S'ka gjë, do të na duhet ta krijojmë edhe një herë
Jorge Luis Borges
mbase kjo botë është ferri i një planeti tjetër
Aldous Huxley
mbi çdo pasuri private rëndon gjithmonë një hipotekë sociale
Giovanni Paolo II
më duket se e gjeta hallkën që mungonte mes kafshëve dhe homo sapiens : jemi ne
Konrad Lorenz
më e keqja është të jesh injorant për injorancën tënde
San Girolamo
më e keqja që mund t’i ndodhë një gjeniu është ta kuptojnë
Ennio Flaiano
më falni që ju quaj zotëri; nuk ju njoh shumë mirë
Groucho Marx
me kujdesin e duhur, trupi mund të zgjasë gjithë jetën
Enrique Clarasó Daudí
më lini të them, edhe po të dukem qesharak, se revolucionari i vërtetë frymëzohet nga ndjenja të mëdhaja dashurie
Ernesto Che Guevara
më mirë një armik i betuar se sa një mik çka
Edward Dahlberg
më mirë të dish gjëra të kota se të mos dish asgjë
Lucius Annaeus Seneca
më mirë të jesh optimist e të gabohesh se sa të jesh pesimist e të kesh të drejtë
Kurt Gödel
më mirë të mos kesh ligje se sa t’i shkelësh ato çdo ditë
Ugo Foscolo
më mirë të përpëlitesh tek dyshimi se sa të pushosh tek gabimi
Alessandro Manzoni
më ndihmoni të kuptoj ç'ka ju them që t'jua spjegoj më mirë
Antonio Machado
më parë ji i lirë e pastaj kërko lirinë
Fernando Pessoa
më pas erdhi progresi e shkatërroi gjithçka, më shumë se lufta sepse lufta ka shkatërruar gjëra, ndërsa progresi ka shkatërruar mënyrën tonë të jetesës
Bruno Ugolotti
më pëlqen të flas. Shpesh flas me vehte, vetëm e vetëm që të dëgjoj vetvehten. Ndonjëherë jam aq i mprehtë sa as unë nuk jam në gjëndje të kuptoj se çfarë them
Oscar Wilde
më shumë se dashuri, para, famë, më jepni të vërtetën
Henry David Thoreau
më shumë se në çdo periudhë të historisë, njerëzimi ndodhet në udhëkryq. Një rrugë të çon në dëshpërim dhe pesimizëm absolut. Tjetra, drejt zhdukjes totale. Të lutemi që të kemi zgjuarsinë të zgjedhim drejt
Woody Allen
më thoshin se ca të vdekur ishin të domosdoshëm për të arritur në një botë ku nuk vriten më njerëz
Albert Camus
me xhest nje njeri mund te thote c'do gje, bile dhe te verteten
Sigmund Freud
mediat janë një lodër në duart e të pasurve. E të pasurit i përdorin për t'u bërë akoma më të pasur
Ryszard Kapuściński
mënçuria e të jetuarit do të thotë eliminimi i gjërave jo të domosdoshme
Lin Yutang
mënçuria nuk qëndron tek shëmbja e idhujve, por tek moskirijimi më i tyre
Umberto Eco
mendimi është gjithnjë një grimcë rëre në ingranazhin e pushtetit
Bruno Arpaia
mendimi prapambetet, përparojnë sendet
Nina Ivanoff
mendjet krijuese janë të njohura për aftësinë e të mbijetuarit edhe në sistemet më të këqija edukuese
Anna Freud
mendoj, pra jam
René Descartes
mënyra e vetme për të mbajtur linjën është : të hash atë që nuk do, të pish atë që nuk të pëlqen dhe të bësh atë që s’do kishe dëshirë të bëje
Mark Twain
mënyra më e mirë për të patur liri të madhe është t'i japësh shumë liri të tjerëve
Carlo Dossi
meqënëse jeta është kjo që është, ëndërrohet hakmarrja
Paul Gauguin
meqenëse luftërat fillojnë në mendjen e njerëzve, në mendjen e njerëzve duhet të ndërtohet mbrojtja e paqes
UNESCO
merita e madhe e shoqërisë është se na bën të vlerësojmë vetminë
Charles Chincholles
mes dy të këqijave zgjedh gjithmonë atë që nuk e kam provuar
Mae West
mes zhurmës së turmës jemi ti e unë, të lumtur që jemi bashkë, flasim pa thënë asnjë fjalë
Walt Whitman
mik është ai që mund të rrijë në heshtje
Camillo Sbarbaro
miqësia është një tregti pa interes mes të barabartësh; dashuria, një marrëdhënie poshtëruese mes tiranësh dhe skllevërish
Oliver Goldsmith
miqësia është sinqeritet, jo besnikëri pasive
Ferruccio de Bortoli
mirësjellja është gjuha që i shurdhëri dëgjon dhe i verbëri shikon
Mark Twain
mirësjellja është për natyrën njerëzore siç është ngrohtësia për dyllin
Arthur Schopenhauer
mjaft më me drogën në sport; të ndalohen kontrollet!
Anonymous
mjekët. Njerëz me fat. Sukseset e tyre shkëlqejnë në dritën e diellit... e gabimet e tyre varrosen
Michel de Montaigne
mjeti më i madh i dhunës në botën e sotme është qeveria e Shteteve të Bashkkuara të Amerikës
Martin Luther King
mohimi i të drejtave kulturore të pakicave, shkatërron indin moral të një shoqërie aq sa mohimi i të drejtave civile
Joshua A. Fishman
mos bërtisni natën për të kërkuar ndihmë. Mund të zgjoni fqinjët
Stanislaw Jerzy Lec
mos deshiro asgje dhe ju do te beheni njeriu me i pasur ne bote
Miguel de Cervantes
mos e gjyko kurrë një libër nga filmi që është bërë sipas tij
J.W. Eagan
mos e harxhoni kohën kot duke kërkuar pengesat : mund të mos jenë
Franz Kafka
mos e përdorni atë fjalë të huaj ‘ideale’. Kemi një fjalë të mrekullueshme në gjuhën tonë: ‘gënjeshtra’
Henrik Ibsen
mos i besoni shtytjeve të para : gati gjithnjë jannë të drejta
Charles Maurice de Talleyrand-Périgord
mos i ki frike veset tek njerezit sepse i skllaveron ata; ki frike vitytet, sepse prej tyre ata behen mjeshter
Diego de Saavedra Fajardo
mos ji kaq modest, nuk je dhe aq i madh
Golda Meir
mos lexoni siç bëjnë fëmijët, për t'u argëtuar, ose si ambiciozët, për të mësuar. Lexoni për të jetuar
Gustave Flaubert
mos lini t'ju imponojnë më parë lirinë e fjalës përpara lirisë së mendimit
Stanislaw Jerzy Lec
mos ndiq rrugën e hapur, çon vetëm atje ku të tjerë kanë shkuar më parë
Alexander Graham Bell
mos përdor kurrë shprehje të huaja, terma shkencore ose fjalë të vështira kur mund të gjesh fjalë të zakonshme me të njëjtin kuptim
George Orwell
mos prit çastin e duhur : krijoje
George Bernard Shaw
mos u mundo të bëhesh njeri i suksesshëm, por njeri me vlerë
Albert Einstein
mos u mundo të jetosh përgjithmonë. Nuk do t'ia arrish kurrë
George Bernard Shaw
mund të dështosh në shumë mënyra, ndërsa për t'ia arritur qëllimit ekziston një mënyrë e vetme
Aristotle
mund të duash një njeri, po të mos e njohësh mirë
Charles Bukowski
mund të gënjehet me gojë : por me shprehjen që kihet në atë çast, thuhet gjithnjë e vërteta
Friedrich Wilhelm Nietzsche
mund të japësh pa dashuruar, por nuk mund të dashurosh pa dhënë
Amy Carmichael
mund të jesh i pabesë, por asnjëherë tradhtar
Gabriel García Márquez
mund të ndalemi kur jemi në ngjitje, kurrë në zbritje
Napoleon Bonaparte
mund të presin të gjitha lulet, por nuk mund të ndalojnë pranverën
Pablo Neruda
mundohu të mos konsiderosh të zgjuar vet
Ugo Ojetti
mungesa e diçkaje që dëshërojmë është një pjesë e domosdoshme e lirisë
Bertrand Russell
mungesa e përditshme ushqimore që prek plot pesëqind milion fëmijë, mund të zgjidhet me aq sa kushton një ditë luftë
Peter Ustinov
muzika sot dirigjohet nga bankierët dhe llogaritarët:, një tendencë që patjetër duhet ta luftojmë
Brian May
m'u deshën pesëmbëdhjetë vjet për të kuptuar se nuk kisha talent për shkrimtar, por nuk munda ta lë sepse isha bërë tepër i famshëm
Robert Benchley