na kanë mësuar të besojmë se ç’ka është e bukur nuk ka nevojë të jetë e nevojshme dhe ajo që është e nevojshme nuk mund të jetë e bukur. Dua të tregoj se ç’ka është e nevojshme mund të jetë edhe e bukur
|
natyra e përgjakshme ndaj kafshëve zbulon një tendence natyrale ndaj mizorisë
|
natyra njerëzore është ajo gjë që na shtyn të mallkojmë këmbësorët kur jemi në timon dhe shoferin kur ecim në këmbë
|
natyra urdhërohet vetëm duke iu bindur
|
ndër gjërat më të vyera që kam, janë disa fjalë që nuk i kam thënë
|
ndër të gjitha plagët e njerëzimit, më e keqja është tirania klerikale
|
ndërgjegja është si një qen që nuk të pengon të kalosh, por që ne nuk mundemi ta pengojmë të lehë
|
ndërgjegja nuk na pengon të bëjmë mëkate, por për fat të keq, na heq mundësinë që t'i shijojmë
|
ndërgjegjja është ajo çka të thoshte nëna jote përpara moshës gjashtë-vjeçare
|
ndërgjegjja është zëri i brëndshëm që na lajmëron kur ndokush mund të na shohë
|
ndërmjet molekulave ekziston e njëjta largësi si ajo ndërmjet dy yjeve
|
ndëshkimi ka për synim të përmirësojë ndëshkuesin
|
ndiqni shembullin e më të mirëve; ata që braktisin gjithçka për të ndërtuar një botë më të mirë
|
ndonjëherë është më bukur të ecësh se sa të mbërrish. Mbërritja nuk ekziston, është vetëm një çast i ecjes
|
ndonjëherë në jetë duhet ditur të luftosh jo vetëm pa frikë, por edhe pa shpresë
|
ndryshimi i madh mes seksit me pagesë dhe seksit falas, është se zakonisht ai me pagesë kushton më pak
|
ndryshimi mes diktaturës dhe demokracisë është se në demokraci më parë voton, pastaj merr urdhëra; në diktaturë nuk humb kohë duke votuar
|
në arkeologji zbulohen gjëra të panjohura. Në dipllomaci mbulohen gjëra të njohura
|
në asnjë gjuhë nuk është vështirë të kuptohesh sa në gjuhën tënde
|
në çdo luftë viktima e parë është e vërteta
|
në çështjet e ndërgjegjes arësyet e shumicës nuk kanë peshë
|
në dashuri ka gjithnjë pak çmënduri. Por ka gjithnjë edhe pak arësye në çmënduri
|
në disa raste, fjalët e këqija janë më të mirat
|
në fund të fundit fotografia në vetvehte nuk më intereson. Ajo që dua është kapja e një fragmenti sekonde të realitetit
|
në fund të fundit shpikim vetëm me kujtimet
|
në fund të fundit, atdheu është gjuha
|
në fund të fundit, marrëdhëniet me njerëzit i japin vlerë jetës
|
ne gjithcka ne mesojme vetem prej atyre qe i duam
|
në historitë e mija të dashurisë, brejtja e ndërgjegjes më vinte pas, ndërsa tani më paraprin
|
në Italia pjesa më e madhe e politikanëve nuk luftojnë për projekte, por për interesa
|
në jetë ashtu si në tramvaj, kur ulesh, ke arritur në stacionin e fundit
|
në kampet e përqëndrimit jetonim minutë pas minute dhe duhet të mendonim sa më pak të ishte e mundur, sepse të mendosh do të thotë të konsumosh
|
në këtë botë ekzistojnë vetëm dy tragjedi. E para është të mos arrish atë që dëshëron, e dyta ta arrish
|
në kohë lufte, e vërteta është kaq e çmuar sa duhet të ruhet nga një mur gënjeshtrash
|
në Kubë nuk respektohen të drejtat e njeriut, me përjashtim të Guantànamos
|
në përgjithsi, çdo vend ka gjuhën që meriton
|
në rast pengesash, distanca më e shkurtër mes dy pikash mund të jetë një vijë e lakuar
|
ne se do te shkaterosh reputacionin e nje njeriu fole mire per te
|
në Shtetet e Bashkuara çdo vit ngrihen më shumë burgje se shkolla e kolegje
|
në zhurmën e armëve ligjet heshtin
|
nëntëdhjetë për qind e politikanëve i prish reputacionin dhjetë përqindëshit tjetër
|
nëse do të shijosh virtytin tënd, mëkato ndonjëherë
|
nëse duam që të ndryshojnë gjërat, duhet të pushtohen bankat dhe të shkatërrojmë televizionin. Nuk ka zgjidhje revolucionare tjetër të mundshme
|
nëse duam t’i japim fund konflikteve mes etnie, duhet të investojmë më pak në luftëra dhe më shumë në kulturën e paqes
|
nëse dy persona duhen, nuk mund të ketë fund të lumtur
|
nëse gjatë ecjes dëshëron të gjesh miqësi, ëmbëlsi dhe poezi, merri me vehte
|
nëse jepni përshtypjen se keni nevojë për diçka, nuk do të merrni asgjë. Për të bërë para duhet të lini përshtypjen se jeni i pasur
|
nëse ke vendosur t'i thuash të vërtetën publikut, mundohu të jesh argëtues, përndryshe do të të mbysin
|
nëse keni një talent, përdoreni në çdo mënyrë të mundshme. Mos e ruani. Mos e jepni me kursim si një koprrac. Harxhojeni dorëlëshuar, si një milioner që kërkon të mbetet trokë
|
nëse një njeri nuk është i gatshëm të luftojë për idetë e veta, o idetë e tij nuk vlejnë gjë, ose nuk nuk vlen gjë ai vetë
|
nëse njerëzit do ta kuptonin më mirë rrezikun që sjell përdorimi i disa fjaleve, në vetrinat e librarive fjalorët do të mbështilleshin me një shirit të kuq ku të shkruhej: 'Shpërthyes…lëvizeni me kujdes'
|
nëse padroni nuk mund të bëjë pa skllavnin, cili prej të dyve është njeri i lirë?
|
nëse parimet e tua morale të trishtojnë, ji i sigurt që të gabuar
|
nëse rinia e sotme do ta kundërshtojë qartë edhe mafia e gjithëpushtetshme dhe misterioze do të zhduket si një makth
|
nëse vota do të ndryshonte diçka, do ta bënin të paligjshme
|
nëse Zoti nuk do të kishte bërë femrën, nuk do të kishte bërë as lulet
|
nevoja nuk ka ligj
|
nga ata që pijnë duhan duhet të mësojmë tolerancën. Akoma nuk kam njohur asnjë që të ankohet për ata që nuk e pijnë duhanin
|
nga një njeri i madh ke ç'të mësosh edhe kur hesht
|
nga numri i të vdekurve prodhuesit e armëve janë ente bamirësie në krahasim me prodhuesit e cigareve
|
nga sa shqetësime çlirohesh kur vendos të mos jesh diçka, por të jesh dikush
|
nga të gjitha gjërat e sigurta, më i sigurt është dyshimi
|
nga të gjitha gjërat që mënçuria na ka dhënë për ta bërë jetën krejt të lumtur, më e madhja në mënyrë absolute është miqësia
|
ngjarjet e mëdha të botës ndodhin në tru
|
një aktivitet që prodhon vetëm para është një aktivitet me pak vlerë
|
një avokat i pazoti mund ta vonojë një gjyq me muaj apo vite. Një i zoti, shumë më shumë
|
një bandë ndërkombëtare spekulluesish të bursës, pa shpirt e pa zemër, ka krijuar një botë pabarazie, mjerimi dhe tmerri. Eshtë urgjente t’i jepet fund mbretërimit të tyre kriminal
|
një burrë vetëm është gjithmonë në shoqëri të keqe
|
një cinik është ai që, kur ndjen erë lulesh, kërkon përreth për një arkivol
|
një cinik nuk është thjesht ai që nxjerr mësime të hidhura nga e kaluara, por ai që është paraprakisht i zhgënjyer nga e ardhmja
|
një fëmijë në një fermë shikon një aeroplan që fluturon në qiell dhe ëndërron për një vend të largët. Një udhëtar në aeroplan shikon fermën dhe ëndërron për shtëpinë e tij
|
nje fjale s'eshte gje tjeter vecse zhurme, dhe librat nuk jane gje tjeter vecse leter
|
një fjalor është i gjithë universi në rend alfabetik
|
një gjë e vetme nuk të mashtron : paraqitja
|
një gjuhë absolutisht e llogjikshme dhe pa karakteristika të veta, do të ishte një gjuhë pa jetë dhe tepër e ngatërruar
|
një gjuhë është një dialekt me një ushtri dhe një flotë
|
një grua e lirë është absolutisht e kundërta e një gruaje të lehtë
|
një herë lexova një fjalor nga fillimi në fund, mendova se ishte një poemë e mrekullueshme mbi gjithçka
|
një indiani ari i diellit i del dhe i tepron
|
një juri përbëhet nga dymbëdhjetë persona të zgjedhur për të vendosur se kush ka avokatin më të mirë
|
një koncert për të shpëtuar planetin... më kujton Titanikun
|
një lexues i mirë, një lexues i madh, një lexues aktiv dhe krijues, është një rilexues
|
një mesazh poste elektronike nuk mund të përmbajë vezullimin e një loti
|
një mit është një fe ku askush nuk beson më
|
një nga avantazhet e kënaqësisë në krahasim me dhimbjen, është se kënaqësisë mund t'i thuash mjaft
|
një nga detyrat kryesore të mjekut është të edukojë popullin të mos marrë ilaçe
|
një nga gjërat më të vështira në jetë është të kesh në zemër fjalë që nuk mund të thuash
|
një njeri është i pasur në proporcion me sasinë gjërave për të cilat nuk ka nevojë
|
një njeri me ideale ka të njëjtën forcë të nëntëdhjetenëntëve që kanë vetëm interesa
|
një njeri pa ëndrra, pa utopi, pa ideale, do të ishte një kafshë mostruoze, një derr i egër i dipllomuar në matematikë
|
një njeri që nuk lexon libra të mirë nuk ka asnjë avantazh ndaj atij që nuk di të lexojë
|
një njeri, çdo njeri, vlen më shumë se një flamur, çdo flamur
|
një pengesë e madhe për lumturinë është të presësh një lumturi shumë të madhe
|
një puthje e ligjshme nuk vlen kurrë sa një puthje e rrëmbyer
|
një raport shkruhet jo për të informuar ata që e lexojnë, por për të mbrojtur atë që e shkruan
|
një vend pa kinematografi dokumentarësh është si një familje pa album fotografish
|
një veprim bëhet gjithmonë për dy arësye: njëra e ndershme dhe tjetra e vërteta
|
njerëzimi duhet t'i japë fund luftës, përndryshe lufta do t'i japë fund njerëzimit
|
njerëzimi është ai që është, problemi nuk është ta ndryshosh, por ta njohësh
|
njerëzimi ka vetëm një armë vërtet efikase : qeshjen
|
njerëzimi nuk duron dot shumë realitet
|
njerëzit bëhen heronj vetëm kur nuk mund të bëjnë ndryshe
|
njerëzit bërtasin që të mos dëgjojnë vetvehten
|
njerëzit duhet të njohin rreziqet që dalin kur mundohesh të vrasësh vehten
|
njerëzit janë bërë mjete të mjeteve të tyre
|
njerëzit janë qesharakë vetëm kur duan të shfaqen ose të jenë ata që nuk janë
|
njerëzit lindin të paditur, jo budallenj; ata bëhen budallenj nga edukimi
|
njerëzit mund të fyejnë më lehtë dikë që duan se sa dikë që druajnë
|
njerëzit ndryshojnë ndjenjat dhe qëndrimet me të njëjtën shpejtësi që ndyshojnë interesat
|
njerëzit ngrenë tepër mure dhe asnjëherë ura të mjaftueshme
|
njerëzit nuk janë robër ë fatit, por të opinioneve të tyre
|
njerëzit nuk kanë ide të mëdha, janë idetë e mëdha që takojnë njerëzit
|
njerëzit nuk vdesin për mungesë të ardhurash. Ata vdesin se nuk kanë mundësi të arrijnë tek burimet
|
njerëzit simpatizojnë më shumë me trishtimin se sa me lumturinë
|
njerëzit udhëtojnë për t’u habitur nga malet, detet, lumenjtë, yjet; por kalojnë pranë vetvehtes pa u mrekulluar
|
njerëzit vlerësojnë pak të tjerët, por nuk vlerësojnë shumë as vetvehten
|
njeriu është fatkeq kur nuk e di që është i lumtur, kjo është e vetmja arësye. Kush do të arrijë ta kuptojë këtë, do të jetë menjëherë i lumtur
|
njeriu është gati të japi jetën për një ide, mjfaton të mos e ketë shumë të qartë
|
njeriu është një kafshë sociale që urren të ngjashmit e vet
|
njeriu ështjë kafshë e zbutur sepse për shekuj i ka komanduar kafshët e tjera nëpërmjet mashtrimit, dhunës dhe mizorisë
|
njeriu i varfëron gjërat më shumë me fjalë se sa me heshtje
|
njeriu kultivon njëmijë trëndafila pa gjetur në to atë që kërkonte; e mund ta gjejë në një trëndafil të vetëm
|
njeriu më i pasur është ai që i ka kënaqësitë me çmim më të lirë
|
njeriu mijëçarit kulturën e Bushit, rinë e Berluskonit dhe mirësinë e Putinit
|
njeriu nuk di më shumë se kafshët; di më pak. Ato dijnë atë që duhet të dijnë, njeriu jo
|
njeriu nuk jeton vetëm me fjalë, megjithëse ndonjëherë është i detyruar t'i gëlltisë
|
njeriu nuk mund të mashtrohet nga vetvehtja
|
njeriu prodhon të keqen siç bletët prodhojnë mjaltin
|
njeriu që ka një ide të re është një i çmendur deri sa ajo ide të ketë sukses
|
njeriut nuk mund t'i mësosh asgjë, mund vetëm ta mësosh se si ta zbulojë brënda vehtes
|
nostalgjia nuk është më si dikur
|
nuk arrijmë të përkthejmë plotësisht në fjalë as mendimet tona
|
nuk bën miq ai që nuk ka bërë të paktën një armik
|
nuk do kesh më frikë, kur të mos kesh më shpresë
|
nuk do të më kërkoje po të mos më kishe gjetur
|
nuk duhet patur besim tek novatorizmat e kota, aq më shumë kur frymëzohen nga llogjika
|
nuk duhet të kemi besim në asnjë punë që ka nevojë për veshje të reja
|
nuk e di nëse Zoti ekziston, por po të mos ekzistojë bën figurë më të mirë
|
nuk e diskutoj që mjekësia mund të jetë e nevojshme për disa njerëz, por them se ia nxin jetën njerëzimit
|
nuk e mohoj që gratë janë budallaçka. Zoti i plotfuqishëm i ka krijuar të ngjashme me burrat
|
nuk ekzistojnë dy persona që të lexojnë të njëjtin libër
|
nuk ekzistojnë fakte, por vetëm interpretime
|
nuk ekzistojnë fe të moderuara; feja ka luftuar gjithnjë arësyen
|
nuk ekzistojnë fëmijë të paligjshëm, por prindër të paligjshëm
|
nuk ekzistojnë ide të parakohshme, ka çaste të përshtatshme që duhet të dish t'i presësh
|
nuk ekziston ndonjë opinion aq absurd sa të mos e ketë shprehur ndonjë filozof
|
nuk është i lumtur ai të cilit fati nuk mund t'i japë më shumë, por ai të cilit fati nuk mund t'i heqë asgjë
|
nuk është jeta ajo që zgjatet, është pleqëria
|
nuk është lufta që na detyron të jemi artistë, është arti që na detyron të luftojmë
|
nuk është mirë për njeriun t'i ndodhë gjithnjë ajo që do
|
nuk është skandaloze që disa bankierë përfundojnë në burg. Eshtë skandaloze që ka të tjerë që lihen të lirë
|
nuk i shikojmë gjërat ashtu si janë, por ashtu si jemi
|
nuk ia vlen ta jetosh jetën në qoftë se nuk je i dëshëruar për atë që ajo të ofron
|
nuk jam aq i ri sa të di gjithçka
|
nuk jam vetëm një pacifist, por një pacifist militant. Jam i gatshëm të luftoj për paqen
|
nuk janë virtytet, por veset që na zbulojnë se kush është njeriu
|
nuk jap lëmoshë. Nuk jam aq i varfër sa të jap
|
nuk jetojmë në një komb, jetojmë në një gjuhë
|
nuk ka as barëra të këqinj, as njerëz të këqinj. Ka vetëm kultivues të këqinj
|
nuk ka as fillim, as fund; ekziston vetëm pasioni i pafund për jetën
|
nuk ka asnjë dyshim se zhvillimi i qëndrueshëm është një nga konceptet më shkatërrues
|
nuk ka dashuri më të sinqertë se dashuria për ushqimin
|
nuk ka dashuri pa vuajtur ose pa krijuar vuajtje
|
nuk ka dashuri të çuar kot
|
nuk ka detyrë që nënvleftësojmë më shumë se ajo e të qënurit të lumtur
|
nuk ka dyshim që gjithësia është e pafund
|
nuk ka ekzistuar kurrë një luftë e mirë apo një paqe e keqe
|
nuk ka gabime që nuk do t'i kisha bërë edhe unë
|
nuk ka gënjeshtra më të mëdha se ato përpara zgjedhjeve, gjatë luftës dhe pas gjuetisë
|
nuk ka gjë më praktike se një teori e mirë
|
nuk ka gjë më të lehtë, e vështirë është të duash ata që ke përreth
|
nuk ka gjë më të vështirë në botë se sinqeriteti, e nuk ka gjë më të lehtë se servilizmi
|
nuk ka investim më të mirë për çdo komunitet se sa futja e qumështit tek fëmijët
|
nuk ka lodër më të dobishme dhe më të fisme se fjalori. Si për fëmijët mbi pesë vjeç, me fatt, ashtu edhe për shkrimtarët deri sa mbushin njëqind vjeç
|
nuk ka mallkim më të madh se një ide e përhapur nëpërmjet dhunës
|
nuk ka ndryshim ndërmjet të lexuarit dhe të qënit kurioz
|
nuk ka nevojë të digjen librat për të shkatërruar një kulturë. Mjafton që njerëzit të mos lexojnë më
|
nuk ka një rrugë drejt paqes. Paqja është rruga
|
nuk ka norma. Të gjithë njerëzit janë përjashtime të një rregulli që nuk ekziston
|
nuk ka rëndësi të kesh shumë ide, por të jetosh njërën
|
nuk ka shumë rëndësi se me kë martohemi, pasi mëngjesin tjetër pa dyshim që do të zbulojmë se është dikush tjetër
|
nuk kam kohë për të patur nxitim
|
nuk kam menduar kurrë, duke shkruar, që t'i afrohem popullit. Të them të drejtën nuk kam menduar kurrë t'i afrohem ndokujt
|
nuk keni frike nga një botë analfabetësh pa kujtesë përveç asaj të kompiuterit ?
|
nuk kujtojmë ditë, kujtojmë çaste
|
nuk më pëlqen të përzihem në çështjet e mija private
|
nuk mund të bësh kurrë një revolucion për të ndërtuar një demokraci. Duhet të kesh një demokraci për të bërë një revolucion
|
nuk mund të humb kohën duke fituar para
|
nuk mund të jemi më të ndjeshëm ndaj kënaqësisë pa qenë edhe ndaj dhimbjes
|
nuk mund të jetoj me dikë që nuk mund të jetojë pa mua
|
nuk mund të kem asnjë konsideratë për përkthyesit, se po ta kisha do të filloja të shkruaja duke përdorur një gjuhë universale dhe të sheshtë, pa aromë dhe pa shije
|
nuk mund të ketë madhështi pa thjeshtësi
|
nuk mund të kontrollosh atë që të ndodh, mund të kontrollosh vetëm reagimet e tua ndaj asaj që të ndodh
|
nuk mund të ndryshoj të kaluarën, por mund të ndryshoj kujtimet
|
nuk mund të themi se qytetërimi nuk përparon, pasi në çdo luftë të vrasin në një mënyrë të re
|
nuk mungon liria, mungojnë njerëzit e lirë
|
nuk ndihem i detyruar të besoj se vetë Zoti që na ka dhënë shqisat, arësyen dhe zgjuarsinë, pretendon që të mos i përdorim
|
nuk përkthehet ç'ka është e shkruar, përkthehet ajo që autori ka dashur të thotë. Prandaj kompiuterat nuk arrijnë të përkthejnë
|
nuk pres kurrë që një ushtar të mendojë
|
nuk shitet toka ku ecën një popull
|
nuk shqetësohem nëse jam i madh apo i vogël, por dua të dij nëse rritem çdo ditë
|
nxënësit hanë atë që mesuesit kanë tretur
|
nxitimi për të larë borxhin e një nderi të bërë është një formë mosmirënjohjeje
|