dashuria është ajo ç'ka i ndodh një burri dhe një gruaje që nuk njihen
|
dashuria është e përhershme deri sa zgjat
|
dashuria është mjegulla që krijohet nga avulli i psherëtimave
|
dashuria nuk është më kënaqësi kur s'është më sekrete
|
dashuria reciproke mes atij që mëson dhe atij që jep mësim është shkalla e parë dhe më e rëndësishme drejt njohjes
|
dëgjohen vetëm pyetjet të cilave jemi në gjëndje t'u japim përgjigje
|
demokraci është emri që iu japim njerëzve sa herë që ua kemi nevojën
|
demokracia : meqënëse nuk është arritur që ç’ka është e drejtë të jetë e fortë, është bërë në mënyrë të tillë që ç’ka është e fortë të jetë e drejtë
|
demokracia është e brishtë, po t'i ngulësh përsipër shumë flamurë, shkërmoqet
|
deri sa ngjyra e lëkurës do të ketë më shumë rëndësi se ngjyra e syve, do të ketë luftë
|
deri sa të ekzistojnë njerëzit do të ekzistojnë veset
|
deri sa të ketë naftë, nuk do të ketë paqe në Lindjen e Mesme
|
desha përsosmërinë dhe shkatërrova çka funksiononte mirë
|
deshiroj vetem te mos kem me deshira
|
dështimi më ra mbi kokë
|
detyra e njerëzve të kulturës është sot më shumë se kurrë që të mbjellin dyshimin e jo të mbledhin siguri
|
detyra është ajo që presim të bëjnë të tjerët
|
detyra më e lartë për një njeri është të shpëtojë kafshët nga mizoria
|
diçka nuk e ke kuptuar deri deri në fund nëse nuk mund t'ia spjegosh gjyshes
|
dihet vetëm kur dihet pak. Me diturinë shtohen dyshimet
|
diktatorët mund të ndryshojnë ligjet, por jo zakonet
|
dikur për të nënshtruar popullin të pushtetshmit përdornin forcën, ligjet dhe fenë; tani kanë edhe futbollin dhe televizionin
|
dikur policia komandohej nga njerëz të drejtë. Gabim që është korrigjuar
|
diplloma për letërsi është si ajo në origame. Kanë pak a shumë të njëjtën dobi
|
disa e mendojnë se janë të përkryer thjesht sepse janë më pak kërkues ndaj vetvehtes
|
disa nuk e durojnë heshtjen sepse kanë shumë zhurmë brënda vehtes
|
disa prej historive më të mëdha të dashurisë që njoh, kanë patur një protagonist të vetëm
|
disa vende të varfëra janë krenarë e do të deshën t’i zgjidhnin vetë problemet e tyre, por, për fat të mirë, shoqëritë shumëkombëshe nuk mund të mos sakrifikohen për to
|
dita e fundit e vitit nuk është dita e fundit e kohës
|
ditët e paharrueshme të një njeriu janë gjithsej pesë a gjashtë. Të tjerat janë vëllim
|
djalli është një optimist që beson se mund t'i bëjë njerëzit më të këqinj
|
do të mbarojë më parë ajri apo nafta?
|
do të më pëlqente të shihja priftërinjtë të martoheshin, jo vetë ata eteroseksuale
|
do t'i shoh të gjitha tokat si të ishin të miat dhe timen si të ishte e të gjithëve
|
do t’ia bësh të pamundur gjithkujt që të shtypë të tjerët? Sigurohu që askush të mos ketë pushtet
|
do vijë në ditë kur vrasja e çdo llojo kafshe do gjykohet si ajo e njerëzve
|
doktorët rekomandojnë ilaçe që pak i njohin, për të sëmurë që i njohin edhe më pak, për të shëruar sëmundje që nuk i njohin fare
|
Don Kishotët e sotëm nuk luftojnë kundër, por për mullinjtë e erës
|
drejtësia nuk është veçse epërsia e më të fortit
|
drita hyjnore e verbon botën në vend që ta ndriçojë
|
dua të bëj me ty atë që pranvera bën me pemët e qershive
|
duan luftën, por nuk do t'i lëmë në paqe
|
duhet luajtur gjithmonë ndershmërisht ... kur ke në dorë letrat fituese
|
duhet luftuar me gjuhën që ajo të mos imponojë formulat e veta, klishetë, frazat e gatshme, gjithçka që karakterizon më së miri një shkrimtar të dobët
|
duhet shumë, shumë kohë për tu bërë i ri
|
duhet të jemi shumë modestë dhe të kujtojmë se të tjetrët janë inferiorë
|
duhet të luftojmë për paqen me mjetet e paqes
|
duhet t'i ndjek absolutisht, jam kryetari i tyre
|
duke kërkuar të mirën e të tjerëve, gjejmë tonën
|
duke ndjekur koherencën duhet të jesh injorant sot ashtu siç ke qënë përpara një viti
|
duke u munduar të tregohemi ashtu siç nuk jemi, nuk jemi më ata që jemi
|
dukej se bota ishte e ndarë në të mirë dhe të këqinj. Të mirët flinin rehat, ndërsa të këqinjtë duket se i shijonin shumë më shumë orët që rrinin zgjuar
|
dy gjëra më habisin : zgjuarsia e kafshëve dhe kafshëria e njerëzve
|
dyshimi është një prej emrave të zgjuarsisë
|
dyshimi nuk është i këndshëm, por siguria është qesharake
|