e ardhmja e fëmijëve është gjithmonë sot. Nesër është vonë
|
e ardhmja i takon personave që i shohin mundësitë para se të bëhen të qarta
|
e ardhmja ime fillon kur ngrihem në mëngjez... Çdo ditë gjej diçka që mund të krijoj në jetë
|
e bukura e luftës është që çdo komandant i vrasësve bekon flamurët e vet dhe i bën thirrje solemnisht Zotit përprara se të fillojë të shfarosë të ngjashmit e tij
|
e dashur demokraci : kthehu në shtëpi se nuk është vonë
|
e di që poezia është e domosdoshme, por nuk di të them se për çfarë
|
e dijmë që një njeri mund të lexojë Gëten apo Riken në mbrëmje, mund të interpretojë Bahun apo Shubertin, e në mëngjez, pa teklif, të shkojë në punë në Aushvic
|
e gjithë bota është një skenë ku burrat e gratë janë vetëm aktorë, me hyrjet dhe daljet e veta
|
e gjithë lavdia e botës mblidhet në një kokërr guri
|
e kaluara është një prolog
|
e kam organizuar jetën që të vdes me treqindmijë vrarje ndërgjegjeje dhe me asnjë keqardhje
|
e keqja e kapitalizmit janë kapitalistët të cilët janë gati gjithnjë shumë të zotë në ndërmarrjet e veta, por jashtë shpesh janë hajvanë mendjengushtë e të mërzitshëm, e ndonjëherë edhe më keq
|
e keqja e këtij vendi është se ka tepër politikanë që falë një bindjeje të bazuar mbi eksperiencën, besojnë se mund të mashtrohen të gjithë e gjithnjë
|
e keqja është se bujaria mund të jetë edhe një afar
|
e konsideroj barbari çdo fyerje bërë një njeriu për faktin se i përket një popullit tjetër, me gjuhë, fe ose klasë sociale të ndryshme
|
e kundërta e një populli të civilizuar është një popull krijues
|
e lexoj me dëshirë gazetën. Është forma ime unike e trillimit të vazhdueshëm
|
e majta është një e keqe që vetëm prania e së djathtës e bën të durueshme
|
e mira e standarteve është se ka shumë mes të cilëve mund të zgjedhësh
|
e mira i reziston humbjes, e keqja jo
|
e mira publikë përbëhet nga një numër i madh të këqijash private
|
e në fund nuk do të kujtojmë fjalët e armiqve tanë, por heshtjen e miqve tanë
|
e pra është gjithnjë e vërtetë edhe e kundërta
|
e shkuara në kishë nuk të bën të krishterë, ashtu si e shkuara në garazh nuk të bën makinë
|
e turpshme nuk është pornografia, e turpshme është që një njeri të vdesë urie
|
e vërteta ëshë diçka krejt e brëndshme. Nuk duhet ta kërkojmë jashtë vetvehtes dhe as të mundohemi ta realizojmë duke luftuar dhunshëm me armiqtë e jashtëm
|
e vërteta është po aq vështirë të mohohet sa edhe të fshihet
|
e vërteta është vlera më e madhe që kemi. Duhet ta kursejmë
|
e vërteta nuk dëmton kurrë një kauzë të drejtë
|
e vetjma gjë që ndan një njeri nga ç'dëshiron në jetë është shpesh vetëm vullneti për t'u munduar, forca për të besuar se mund të realizohet
|
e vetmja betejë që ti humb është ajo që braktis
|
e vetmja gje e rendesishme kur ne largohemi, mbeten gjurmet e daashurise qe leme nga prapa
|
e vetmja gjë që e ndalon Zotin të dërgojë një përmbytje tjetër është se e para ishte e padobishme
|
e vetmja mënyrë për ta ruajtur kulturën tënde është të pranosh që ta vesh në rrezik
|
e vetmja mënyrë për të mashtruara vetvehten, është të besosh se je më dinak se të tjerët
|
e vetmja mënyrë për të zhvilluar ndjenjën e përgjegjësisë tek njerëzit është t'u japësh atyre përgjegjësi
|
e vetmja tendencë e kinematografisë së sotme është ajo e fitimit të parave
|
edhe analfabetizmi i të tjerëve vështirëson të shkruarin
|
edhe atij, si të gjithë njerëzve të tjerë, i qëlloi të jetojë në kohë të këqija
|
edhe natyra njerëzore më zhgënjeu; hoqa dorë nga ajo sepse më dukej shumë, tepër e ngjashme me timen
|
edhe në sport duhet bashkëjetuar me mafjen?
|
edukata është mënyra se si prindët i transmetojnë difektet e tyre fëmijëve
|
edukimi është zbulimi injorancës sonë
|
egoizmi nuk është të jetosh si të duash, por të pretendosh që të tjetët të jetojnë si dò ti
|
ekonomia botërore është shprehia më efikase e krimit të organizuar. Oganizmat ndërkombëtarë që kontrollojnë valutat, tregjet dhe kreditë praktikojnë terrorizmin ndërkombëtar kundër vendeve të varfëra dhe kundër të varfërve të të gjitha vendeve me një profesionizëm aq të akullt sa do t’i bënte të skuqeshin edhe specialistët e bombave
|
ekonomia botërore është sot një kazinò gjigande
|
ekspansioni sjell ndërlikim, dhe ndërlikimi, dekadencë
|
eksperienca është ajo gjë e mrekullueshme që të lejon të njohësh një gabim kur je duke e përsëritur
|
ekzistojnë dy lloje njerëzish : të drejtët dhe të padrejtët. Ndarja bëhet nga të drejtët
|
ekziston gjithnjë një mënyrë e drejtë dhe një mënyrë e gabuar. Mënyra e gabuar duket gjithnjë më e arësyeshmja
|
ekziston një e mirë e vetme: njohja dhe një e keqe e vetme: injoranca
|
ekziston vetëm një problem serioz nga ana filozofike : vetëvrasja
|
elu on nagu kanalisatsioonitoru. See, mida me sealt leiame, sõltub sellest, mida me sinna heidame
|
ëndrra e atij që nuk ka vëlla është që të gjithë njerëzit të jenë vëllezër
|
ëndrrat realizohen; pa këtë mundësi natyra nuk do të na shtynte t'i bënim ato
|
era nuk fryn kurrë në drejtimin e duhur për ata që nuk e dinë se ku po shkojnë
|
esenca e matematikës qëndron tek liria e saj
|
është e arësyeshme të arrihet në përfundimin se gjuhët janë të vështira në përpjestim të zhdrejtë me forcën e motivimit që shtyn për t’i mësuar
|
eshte e lehte te shkruar kujtimet, kur te ka ikur kujtesa
|
është e pamundur të shijosh tërësisht plogështinë nëse nuk ke një qerre me punë
|
është e papranueshme që shkencëtarët të torturojnë kafshët; le t’i bëjnë eksperimentet e tyre mbi gazetarët dhe politikanët
|
është e rrezikshme të kesh të drejtë në çështjet ku autoritetet nuk kanë të drejtë
|
është e tmerrshme të vdesësh, por të vdesësh pa jetuar është e padurueshme
|
është e vështirë të mos e dëshirosh gruan e tjetrit, duke qenë se ato të askujt zakonisht nuk janë shumë tërheqëse
|
është e vështirë të parashikosh, veçanërisht kur bëhet fjalë për të ardhmen
|
eshte e veshtire, ne art, te thuash dicka po aq mire sa te mos thuash asgje
|
është gabim të mendosh se asnjë njeri nuk e kupton karakterin e tij. Shumica e njerëzve i njohin shumë mirë edhe të metat e tyre, vetëm se ngulin këmbë t’iu vënë emra të ndryshëm nga ata që përdorin pjesa tjetër e botës
|
është kaq e shkurtër dashuria dhe aq i gjatë harrimi
|
është ky pasion që kam për librat që më ka bërë idiotin më të kulturuar të botës
|
është më e lehtë të falësh një armik se sa një mik
|
është më e lehtë të luftosh për parimet se sa t'i ndjekësh ata
|
është më e turpshme të mos besojmë miqtë, se sa të mashtrohemi prej tyre
|
është më lehtë të shpërbësh një atom se sa një paragjykim
|
është një mrekulli që kurioziteti i mbijeton edukimit shkollor
|
është shumë mirë të mos bësh keq. Por të mos bësh mirë është shumë keq
|
është vështirë ta kuptosh se kush e ndjek rrymën në mënyrë spontane
|
është vështirë të besosh që dikush thotë të vërtetën kur ti në vend të tij do kishe gënjyer
|
është vetëm gabimi ai që ka nevojë për mbështetjen e qeverisë. E vërteta mund të qëndrojë vetë
|
evolucioni që çon nga ameba tek njeriu, sipas filozofëve duket qartë që është progres, por injorohet fakti nëse ameba është dakort
|