Logos Multilingual Portal

Select Language

a b c ç d e ë f g h i j k l m n o p q r s t u v x z

sa bukur është të ndërgjegjësohesh dalngadalë se nuk kupton asgjë
Maurice Maeterlinck
sa e lehtë është të shkruash vështirë
Eugenio Colorni
sa gjuhë flet aq herë vlen si njeri
Carlo V
sa herë njerëzit bien dakord me mua, gjithmonë ndiej se duhet të jem gabim
Oscar Wilde
sa herë që shoh një të rritur me biçikletë mendoj se për racën njerëzore ka akoma shpresë
H.G. Wells
sa jetë në një jetë, sa njerëz në një njeri
Giovanni Papini
sa keq që nuk është mëkat të pish ujë. Ç’ëndje do të na jepte!
Giacomo Leopardi
sa më pak kemi, aq më shumë japim. Duket absurde, por kjo është kjo logjika e dashurisë
Madre Teresa di Calcutta
sa mirë do ishte të zbulohej e vërteta aq lehtë sa dëshmohet e rremja
Marcus Tullius Cicero
sa zgjat brerja e ndërgjegjes, zgjat faji
Jorge Luis Borges
sado që të ecësh, edhe duke përshkuar çdo rrugë, nuk mund të arrish kufijtë e shpirtit : aq i thellë ëshë logosi yt
Heraclitus
seicili dëgjon vetëm atë që kupton
Johann Wolfgang von Goethe
seicili është siç e ka bërë Zoti, bile ndonjëherë shumë më keq
Miguel de Cervantes
seicili merr kufijtë e vështrimit të tij si kufijtë e botës
Arthur Schopenhauer
seicili nga ne tërhiqet më shumë nga e kaluara, sepse është e vetmja gjë që njohim dhe duam vërtet
Pier Paolo Pasolini
sekreti i lumturisë është të biesh prehë e tundimeve
Oscar Wilde
sekreti më i vështirë për t'u mbajtur është opinioni që kemi për vetvehten
Marcel Pagnol
servilët i ngjajnë miqve siç ngjan ujku me qenin
George Chapman
shih gjithçka, fshih shumë, korrigjo pak
Gregorio Magno
shkaku kryesor i përhapjes në masë të injorancës është se të gjithë dijnë të lexojnë e të shkruajnë
Peter de Vries
shkalla e qytetërimit të një shoqërie mund të gjykohet duke parë burgjet e saj
Fedor Michailovich Dostoevski
shkenca nuk është perfekte, por kjo nuk do të thotë se ke nevojë për fenë
Anonymous
shkenca nuk më intereson. Nuk mban parasysh ëndrrën, të qeshurën, ndjenjën dhe kontradiktën, gjëra për mua të vyera
Luis Buñuel
shkencë është gjithçka që pranon gjithmonë diskutimin
José Ortega y Gasset
shkrimitari qe nuk hyn ne thellesi mbetet gjithmone ne siperfaqe
Stanislaw Jerzy Lec
shkurtësia është thelbi i mënçurisë
William Shakespeare
shoqëria mund ë ekzistojë vetëm në bazë të gënjeshtarve të sjellshme me kusht që askush të mos thotë tamam atë që mendon
Lin Yutang
shpërblimi i vuajtjeve ë mëdha është se vdes si qen
Cesare Pavese
shpesh femrat e bukura nuk kanë një zgjuarsi në proporcion me bukurinë e tyre
Guy de Maupassant
shpesh nuk ngacmohet kush ka vënë zjarrin, por dënohet ai që jep alarmin
Nicolas de Chamfort
shpirtërat bujarë fyhen më shumë kur lajkatohen se sa kur shahen
Nicolò Tommaseo
shpirti njerëzor është më i fortë dhe më fisnik se kurrë kur heq dorë nga hakmarrja dhe guxon të falë një padrejtësi
E.H. Chapin
shpresa ëshë e mirë për mëngjez, por shumë e keqe për darkë
Francis Bacon
shpresa për t'u bërë të pasur është njëra prej arësyeve më të shpeshta të varfërisë
Tacitus
Shtetet e Bashkuara janë një vend që nuk e di se ku po shkon, por është i vendosur të arrijë rekordin në shpejtësi
Laurence J. Peter
shtimi i pjekurisë mund të matet ekzaktësisht me pakësimin e vrerit
Friedrich Wilhelm Nietzsche
shumë diskutime të gjata mes teologëve mund të përmblidhen në këtë mënyrë : 'Eshtë kështu. Nuk është kështu. Eshtë kështu. Nuk është kështu'
Benjamin Franklin
shumë do të donin t’i shmangnin taksat, por vetëm të pasurit ia dalin, kështu që të varfrit e kuptojnë që duhet të paguajnë taksat edhe për ta
Carl William Brown
shumë gjëra do t'i hidhnim po të mos kishim frikë se do t'i merrte dikush tjetër
Oscar Wilde
shumë herë për të qënë të mirë, duhet të mos jemi të ndershëm
Jacinto Benavente y Martínez
shumë njerëz jetojnë të lumtur pa e ditur
Luc de Clapiers Marquis de Vauvenargues
shumë persona humbasin gëzimet e vogla të jetës në pritje të lumturisë së madhe
Pearl S. Buck
si trup gjithkush është një i vetëm, si shpirt kurrë
Hermann Hesse
siç ikin baballarët, nuk është një fatkeqësi e rrallë të jesh pa baba; e duke parë rendjen e djemve, po aq rrallë është fatkeqësi të jesh pa fëmijë
Lord Chesterfield
siç nuk jam bërë merak për të lindur, nuk do bëhem merak për të vdekur
Federico García Lorca
sigurisht që janë të mundura marrëdhëniet platonike, por vetëm mes bashkëshortëve
Anonymous
sipas statistikave shëndetsore, çdo katër amerikanë, njëria vuan nga ndonjë problem mendor. Mendo tre miqtë e tu më të afërt. Po qe se ata janë mirë, atëherë ai njëri je ti
Rita Mae Brown
skandali fillon kur policia i jep fund
Karl Kraus
socializmi mund të mbërrijë vetëm me biçikletë
José Antonio Viera Gallo
socialogu është ai që shkon ë ndeshje futbolli për të parë spektatorët
Gesualdo Bufalino
solidariteti nuk është dhënia, por reagimi kundër padrejtësive
Abbé Pierre
specialistët janë persona që përsërisin gjithnjë të njëjtat gabime
Walter Gropius
spontaniteti është fryt i një meditimi të gjatë
Pablo Neruda
strategjitë në dashuri ndiqen vetëm kur nuk je i dashuruar
Cesare Pavese
studimi i sëmundjeve ka ecur aq shumë përpara sa është gati e pamundur të gjesh dikë krejtësisht të shëndetshëm
Aldous Huxley
suksesi është i lehtë për t'u arritur. Vështirë është ta meritosh
Albert Camus
suksesi është të kesh atë që do. Lumturia është të duash atë që ke
Jackson H. Brown
suksesi më i madh është të bëhesh njeri sa më i mirë të mundesh
Harold Taylor
synimi i punës është fitimi i kohës së lirë
Aristotle