Logos Multilingual Portal

Select Language

a b c ç d e ë f g h i j k l m n o p q r s t u v x z

ta shndërrosh tokën prodhuese bujqësore në një tokë që prodhon ushqim për tu djegur si biokarburant është krim kundër njerëzimit
Jean Ziegler
tani e shoh sekretin për t’i bërë më të mirë njerëzit : rritje në ajër të pastër, ushqim dhe fjetje pranë tokës
Walt Whitman
të besosh tek progresi nuk do të thotë të besosh që progresi është arritur
Franz Kafka
të duash armikun tënd (siç na kërkon Ungjilli) nuk është diçka prej njerëzish të vdekshëm, por prej ëngjëjsh
Jorge Luis Borges
të duash dhe të mos duash të njëjtat gjëra, kjo është në thelb miqësia e vërtetë
Caius Sallustius Crispus
të dyshosh tek vetvehtja është shenja e parë e zgjuarsisë
Ugo Ojetti
të gënjesh është një pjesë e domosdoshme për ta bërë jetën të durueshme
Bergen Evans
të gjitha fjalët kanë qënë dikur neologjizma
Jorge Luis Borges
të gjitha njohuritë tona na ndihmojnë vetëm të vdesim në mënyrë më të dhimbshme se kafshët që nuk dijnë asgjë
Maurice Maeterlinck
të gjitha shkencat e sakta dominohen nga përafërsia
Bertrand Russell
të gjithë ata që kanë arritur rezultate të mëdha kanë qënë ëndërrues të mëdhenj
Orison Swett Marden
të gjithë burrat kanë një grua në mendje, të martuarit kanë edhe një tjetër në shtëpi
Noel Clarasó Serrat
të gjithë buzëqeshin në të njëjtën gjuhë
Anonymous
të gjithë do deshën të jetojnë gjatë, por akush nuk do deshte të plakej
Benjamin Franklin
të gjithë duhet t’i bindemi ligjeve, por për t’i kuptuar duhet një avokat
Fabio Fumi
të gjithë jemi shumë injorantë, por jo të gjithë mbi të njëjtat gjëra
Albert Einstein
të gjithë jemi të barabartë përpara ligjit, por jo përpara atyre që duhet ta aplikojnë
Stanislaw Jerzy Lec
të gjithë kemi forcë të mjaftushme për të përballuar hallet e të tjerëve
François de La Rochefoucauld
të gjithë mendtë e botës janë të pafuqishëm ndaj çdo budallalëku që është në modë
Jean de La Fontaine
të gjithë ne kemi një origjinë të përbashkët, jemi të gjithë bij të evolucionit të universit, të evolucionit të yjeve, e pra jemi vërtet vëllezër
Margherita Hack
të gjithë njerëzit recitojnë, me përjashtim të disa aktorëve
Eugène Ionesco
të gjithë personat tërheqës fshehin diçka, zakonisht varësinë e tyre të plotë nga vlerësimi i të tjerëve
Cyril Connolly
të gjithë zotat ishin të pavdekshëm
Stanislaw Jerzy Lec
të habitesh e çuditesh është fillimi i të kuptuarit
José Ortega y Gasset
të jesh grua është tmerrësisht e vështirë sepse do të thotë kryesisht të kesh të bësh me burrat
Joseph Conrad
të jesh i ri dhe të mos jesh revolucionar, është një kontradiktë edhe biologjike
Salvador Allende
të jesh krenar për kulturën tënde është lloji më i keq i injorancës
Jeremy Taylor
të jetosh vetëm është si të shkosh në një festë ku askush nuk ta var
Marilyn Monroe
të këqijat që bëjmë nuk shkaktojnë aq urrejtje dhe keqdashje sa veprimet tonat të mira
François de La Rochefoucauld
të këqinjtë ekzistojnë sepse ekzistojnë të mirët. Eliminoni të mirët e dalngadalë do të zhduken edhe të këqinjtë
Carl William Brown
të kesh gjithka për të qënë i lumtur, nuk është arësye e mjaftueshme për të qënë i lumtur
Normand Jacques
të kesh të drejtë është një arësye më shumë për të mos pasur asnjë sukses
Nicolás Gómez Dávila
të lexosh është si të përkthesh, sepse përvojat e dy personave të ndryshme nuk do të jenë kurrë të njëjta. Një lexues i keq është i ngjashëm me një përkthyes të keq. Për të lexuar siç duhet, kultura është më e parëndësishme se instikti
Wystan Hugh Auden
te lezuarit perben je forme lumturie
Fernando Savater
të marrët hapin shtigjet që më pas ndjekin të zgjuarit
Carlo Dossi
të martohesh me një grua që dashuron dhe që të dashuron do të thotë të vesh bast me të se kush nuk do të dashurojë më i pari tjetrin
Alfred Capus
të mendosh është gjithnjë diçka e tmerrshme
Oskar Panizza
të mendosh është puna më e vështirë që ekziston
Henry Ford
të mendosh nuk të bën dëm
Giovanni Guareschi
të merresh me politikë është si të jesh trajner futbolli. Duhet të jesh aq dinak sa ta kuptosh lojën dhe aq hajvan sa të mendosh që është e rëndësishme
Eugene Joseph McCarthy
të mësosh të flasësh është të mësosh të përkthesh
Octavio Paz
të metat e të tjerëve i ngjajnë së tepërmi tonave
Leo Longanesi
të mos kesh vese nuk i shton asgjë virtytit
Antonio Machado
të mundohem të tregoj se kam të drejtë, do të thotë të pranoj se mund edhe mos të kem
Pierre Caron de Beaumarchais
të ndezësh një shkrepse shpesh vlen më shumë se të mallkosh errësirën
Eleanor Roosevelt
të njëjtat fjalë, të shqiptuara nga gojë të ndryshme, marrin kuptime të ndryshme, madje të kundërta
Alessandro Morandotti
të pasurit e një libri bëhet surrogati i të lexuarit
Anthony Burgess
të pendohesh e të rifillosh nga fillimi : kjo është jeta
Victor Cherbuliez
të përcaktosh një fjalë është si të kapësh një flutur në fluturim e sipër
Aurélio Buarque de Holanda Ferreira
të përmirësosh stilin do të thotë të përmirësosh mendimin
Friedrich Wilhelm Nietzsche
të rinjtë kanë iluzione për të ardhmen; të moshuarit për të kaluarën
Décoly
te shkruarit e poezise eshte njesoj si kur ben dashuri: kurre nuk e merr vesh ne se te tjeret ndjejne te njejten kenaqesi
Cesare Pavese
të shkruash është gjithmonë fshehja e diçkaje në mënyrë që të zbulohet
Italo Calvino
të shkruash është një mënyrë për të folur pa të ndërprerë
Jules Renard
të shkruash poezi pas Aushvicit është një akt barbar
Theodor W. Adorno
të shpërqëndrohesh do të thotë gati gjithnjë të ndërrosh mënyrën e të mërziturit
Charles Régismanset
të sistemosh një bibliotekë është një mënyrë e heshtur e ushtrimit të artit të kritikës
Jorge Luis Borges
të thuhet e vërteta me keqdashje, duhet konsideruar pandershmëri
Karl Kraus
të ushtrosh lirisht aftësinë mendore, kjo është liria e vërtetë
Aristotle
të varfërit shkojnë në luftë për të luftuar dhe vdekur për kapriçot, pasuritë dhe gjërat jo të domosdoshme të të tjerëve
Plutarch
të vdekurit janë më të shumtë se të gjallët. Numri i tyre shtohet. Të gjallët janë të rrallë
Eugène Ionesco
të vdesësh nuk është gjë, e tmerrshme është të mos jetosh
Victor Hugo
të vërtetat që kanë rëndësi, parimet kryesore, në fund mbeten gjithnjë dy ose tre. Janë ato që të ka mësuar nëna kur ishe fëmijë
Enzo Biagi
të vështirësosh diçka të lehtë është banale; të bësh të lehtë, tepër të lehtë atë që është e vështirë, kjo është krijimtari.
Charles Mingus
të vetmet përgjigje të dobishme janë ato që ngrenë pyetje të reja
Vittorio Foa
të vetmit që kthehen gjithmonë nga kanë qenë, janë ata që nuk shkojnë asgjëkundi
Antonio Machado
të vetmit sy të bukur janë ata që të shohin me ëmbëlsi
Coco Chanel
të vuajmë pa u ankuar, është ky mësimi i vetëm që duhet të marrim në këtë jetë
Vincent Van Gogh
tek individët çmënduria është gjë e rrallë, por tek grupet, tek partitë, tek popujt, gjatë epokave është e zakonshme
Friedrich Wilhelm Nietzsche
tek një qytet mos shijo shtatë ose shtatëdhjeteshtatë mrekullitë, por përgjigjen që i jep pyetjeve të tua
Italo Calvino
tek qënia njerëzore asgjë nuk është më e thellë se lëkura
Paul Valéry
televizioni është e vetmja lëndë gjumëndjellëse që jepet nga sytë
Vittorio De Sica
televizioni është kultura e parë thjesht demokratike, kultura e parë në dispozicion të të gjithëve dhe e mbajtur nga ajo që njerëzit duan. Gjëja më e tmerrshme është ajo që njerëzit duan
Clive Barnes
televizioni është një shpikje që ju lejon të argëtoheni në dhomën tuaj nga njerëz që kurrë nuk do t’i lejonit të hynin në shtëpinë tuaj
David Frost
televizioni ka forcën e një luani, televizioni nuk ka frikë nga askush, televizioni të vë në gjumë si idiot
Enzo Jannacci
them se një përkthim i mirë supozon se është kuptuar teksti e nga ana tjetër kjo supozon se është jetuar në mënyrë reale, të vërtetë, pa reduktuar kurrë në manipulimin e thjshtë të fjalëve
Douglas Hofstadter
thjeshtësia është forma e madhështisë së vërtetë
Francesco De Sanctis
thuaj ndonjëherë të vërtetën, kështu do të të besojnë kur të gënjesh
Jules Renard
thuhet që me para blihet gjithçka. Jo, nuk është e vërtetë. Mund të bleni ushqimin, por jo oreksin, ilaçet por jo shëndetin, një shtrat të butë por jo gjumin, diturinë por jo mprehtësinë, pamjen por jo të qënit mirë, argëtimin por jo gëzimin, të njohurit por jo miqtë, shërbyesit por jo besnikërinë, flokët e thinjura, por jo reputacionin, ditë të qeta por jo qetësinë. Paraja mund të blejë lëvozhgën e shumë gjërave. Por jo farën. Ajo nuk mund të blihet me para
Arne Garborg
tirani i vetëm në botë që pranoj është ndërgjegjja ime
Mohandas Karamchad Gandhi
toka i përket pronarëve të saj, ndërsa pejsazhi i përket atyre që dijnë ta vlerësojnë
Upton Sinclair
toka ka një lëkurë e kjo lëkurë ka sëmundje. Një prej këtyre sëmundjeve quhet 'njeri'
Friedrich Wilhelm Nietzsche
tradhëtari është ai që lë partinë e vet për t’u futur në një tjetër; i konvertuari është ai që lë një parti dhe futet në partinë tuaj
Georges Clemenceau
treguesi tragjik i vlerave të qytetërimit tonë është fakti që nuk ekziston asnjë biznes më i madh se lufta
Douglas Mattern
trupi sa më i dobët, aq më shumë urdhëron; sa më i fortë të jetë aq më shumë bindet
Jean-Jacques Rousseau
tundimet, ndryshe nga rastet e mira, vijnë gjithmonë edhe një herë të dytë
Orlando Aloysius Battista
turizmi është udhëtimi larg në kërkim të dëshirës për t'u kthyer në shtëpi
George Elgozy
t'i thuash po të gjithëve është si të mos ekzistosh
Tahar Ben Jelloun
t’ju them diçka që ne izraelitët kemi kundër Moisiut. Na bëri të ecim për dyzet vjet në shkretëtirë për të na sjellë në të vetmin vend në Lindjen e Mesme ku nuk ka naftë
Golda Meir