pa kujtesë njeriu nuk do të dinte asgjë dhe nuk do të dinte të bënte asgjë
|
pa para dhe pa kohë fantazia përfundon në një ëndërr kalimtare që nuk mund të bëhet vepër
|
pa Sadamin bota është përmirësuar. Si do të ishte pa Bushin?
|
pacifistët janë si delet që besojnë se ujku është vegjetarian
|
padituria është nëna e lumturisë dhe e ngazëllimit seksual
|
paga e drejtuesit më të lartë të një korporate të madhe nuk është një çmim tregu për arritjet. Zakonisht është një gjest personal mirënjohje nga individi për vetveten
|
pak shohin se si jemi, por shumë shohim atë që shtihemi se jemi
|
paprekshmeria eshte per padenueshmerine aq e nderuar sa dhe nje burre i nderuar
|
paqja e vetme e pandërprerë dhe e qëndrueshme midis një burri dhe gruas së tij është, pa dyshim, ndarja
|
paqja nuk është dhuratë që Zoti u bën njerëzve, është një dhuratë njerëzit i bëjnë vetvehtes
|
paqja nuk është mungesa e luftës : është një virtyt, një gjëndje shpirtërore, një predispozicion për të mirë, për besim, për drejtësi
|
paradigma e marrëzisë - paratë e shndërrojnë besnikërinë në tradhti, dashurinë në urrejtje, urrejtjen në dashuri, virtytin në ves, vesin në virtyt, shërbëtorin në padron, padronin në shërbëtor, marrëzinë në zgjuarsi dhe zgjuarsinë në marrëzi
|
paraja është shërbëtor i mirë, por padron i keq
|
parathënia është pjesa më e rëndësishme e librit. E lexojnë bile edhe kritikët
|
parimi i edukimit është predikimi nëpërmjet shembullit
|
pasi një politikan nuk e beson kurrë atë që thotë, habitet kur të tjerët e besojnë
|
pasqyra e vërtetë e arësyetimeve tona është rrjedha e jetës sonë
|
pasuria e të varfërve janë fëmijët, ndërsa ajo e të pasurve janë prindët
|
patat i ngrohin vezët në heshtje. Ndërsa pulat gërthasin si të marra. Cili është rezultati? Që të gjithë njerëzit hanë vezë pule
|
patatet e fërguara janë një prej krijimeve më shpirtërore të gjenisë pariziane
|
patriotizmi është besimi se vendi yt është mbi të gjithë të tjerët sepse ti ke lindur atje
|
pë ata që nuk mendojnë është e këshillueshme të rendisin mirë paragjykimet herë pas here
|
pena është gjuha e shpirtit
|
pengesa më e madhe në kuptimin e një vepre arti, është dëshira për ta kuptuar
|
për armiqtë ligji aplikohet, për miqtë interpretohet
|
për çdo gjuhë që zhduket, ikën me të dhe imazhi i njeriut
|
për çdo problem të ngatërruar ekziston një zgjidhje e thjeshtë. Që është e gabuar
|
për disa komunistë, nëse je antikomunist, të quajnë menjëherë fashist. Kjo është e pakuptueshme; është si të pohosh se po të mos jesh katolik je mormon
|
për fat të keq në moshën tetëdhjetëvjeçare mund të jesh i dashuruar. Në fakt shkruaj pikërisht për ta hequr mendjen nga dashuria
|
për fat të keq sot, në skenën e botës, ne perëndimorët jemi njëkohësisht protagonisët dhe spektatorët e vetëm, e kështu, nëpërmjet televizioneve dhe gazetave tona, dëgjojmë vetëm arësyet tona, provojmë vetëm dhimbjet tona
|
për një kandidat është e rrezikshme të thotë gjëra që njerëzit mund t'i mbajnë mend
|
për pjesën më të madhe të njerëzve eksperienca është si dritat e kiçit të anijes që ndriçojnë vetëm atë që lëmë pas
|
për shumë gra, rruga më e shkurtër drejt përsosmërisë është butësia
|
për të qenë anëtar i papërlyer i një tufe, para së gjithash duhet të jesh dele
|
për të qenë i përkryer i mungonte vetëm një difekt
|
për të toleruar ekzistencën gënjejmë e kryesisht gënjejmë vetvehten
|
perandoria britanike ka lindur si rrjedhojë e dëshpërimit të brezash të tërë anglezësh që kanë bredhur botën në kërkim të ushqimit për të qënë
|
përdorimi është shkaku i vetëm që i bën fjalët të mira, të vërteta, të ligjshme, fjalë të një gjuhe
|
përgjatë rrugës së mënçurisë, hapi i parë është heshtja; i dyti, dëgjimi; i treti, kujtimi; i katërti, praktikimi, i pesti, mësimi i të tjerëve
|
përgjegjësi i botimeve është ai që ndan drithin nga byku dhe fut në shtyp bykun
|
përgjithësisht njerëzit besojnë lehtë tek ajo që dëshërojnë
|
përgjithsisht them gjithmonë atë që mendoj në të vërtetë. Por sot ky është një gabim i madh sepse rrezikohesh të të keqkuptojnë
|
periudha më e begatë e pesimizmit është njëzetenjë vjeç pak a shumë, kur bëhet përpjekja e parë për të kthyer ëndrrat në realitet
|
përkthimet (si gratë) janë rrallë besnike, nëse janë disi tërheqëse
|
përkthimi është forma më e thellë e leximit
|
përkthimi i letërsisë është si seksi : më mirë ë flitet më pak e të bëhet më mirë
|
përkthyes : ai që i lejon dy personave që flasin gjuhë të ndryshme që të kuptohen. Duke i përsëritur njërës dhe tjetës palë atë që i vjen mirë të kenë thënë
|
përkthyesit janë kuajt tërheqës të kulturës
|
përkthyesit janë si piktorët e portreteve – mund ta zbukurojnë kopjen por gjithmonë duhet t’i ngjajë origjinalit
|
përpara parashikimeve do të hapen bulevarde për njeriun e lirë i cili do t’i përshkojë për të ndërtuar një shoqëri më të mirë
|
përpara së gjithash emocioni! Vetëm më pas kuptimi
|
përpara se të ndërroni ide, sigurohuni ta keni një
|
përprarimi i vendeve në zhvillim është i lidhur me çmilitarizimin
|
personalisht jam gjithnjë i gatshëm të mësoj, megjithëse jo gjithmonë më pëlqen të më japin mësim
|
personat e qytetëruara nuk mund të plotësojnë tërësisht instiktet e tyre seksuale pa dashuri
|
personat që mashtrohen më lehtë jemi vetë ne
|
përveç disa njerëzve, të gjitha kafshët kanë shpirt
|
përvoja është krehëri që na jep jeta kur mbetemi pa flokë
|
përvoja është një flakë që nuk mund të ndriçojë përveç se duke djegur
|
pesimizmi ka lidhje me inteligjencën, optimizmi me vullnetin
|
Pikaso është piktor, edhe unë; Pikaso është spanjoll, edhe unë; Pikaso është komunist, as unë
|
piktor është ai që pikturon atë që shet. Artist është ai që shet atë që pikturon
|
pjesa më e madhe e njerëzve më mirë vdes se sa të mendoje, e shumë bëjnë pikërisht kështu
|
pjesa më e madhe e njerëzve nuk dò të notojë përpara se të mësojë të notojë
|
planet e tij ishin, siç i thonë, absolutisht të respektueshme: kjo është t’i vjedhësh pasurinë një zonje nëpërmjet martesës
|
po deshe një tabllo të së ardhmes, imagjino një çizme që shkel një fytyrë njeriu, përgjithmonë
|
po deshe ta bësh Zotin të qeshë, tregoji projektet e tua
|
po ekonomisë së tregut, jo shoqërisë së tregut
|
po mësojmë nga një eksperiencë e hidhur se organizmi që shkatërron mjedisin e tij shkatërron vetveten
|
po të duhej të studioheshin të gjitha ligjet, nuk do të mbetej kohë për t'i shkelur
|
po të ishim të zotët të bashkoheshim...sa e bukur dhe e afërt do të ishte e ardhmja
|
po të jetosh mjaft gjatë do të shohësh se çdo fitore kthehet në një humbje
|
po të keni besim tek vetvetja, krijoni besim edhe tek të tjerët
|
po të kërkojmë domethënien dhe vlerën e jetës, jemi të sëmurë
|
po të mund të shkruaja bukurinë e syve të tu
|
po the të vërtetën, duhet pastaj të mos kujtosh asgjë
|
poetët janë ata që kanë ruajtur sytë e tyre prej fëmije
|
poeti e kupton natyrën më mirë se shkencëtari
|
poeti ështi ai princi aristokrat i reve që shpërfill furtunën dhe qesh me harkëtarin: më pas, në mërgimin e tij në tokë, mesh përqeshjeve, nuk arrin të ecë me flatrat e tij prej gjigandi
|
poezia është arti i futjes së detit në një gotë
|
poezia është bashkimi i dy fjalëve që nuk mendohet se mund të bashkohen dhe që formojnë diçka si një mister
|
poezia i shton jetë jetës
|
poezia më duhet për të shprehur atë që nuk mund të thuhet
|
politika është çështje ekuilibri mes atyre që duan ë hyjnë dhe atyre që nuk duan të dalin
|
politika është departamenti i spektaklit të industrisë
|
politika është luftë pa gjakderdhje, ndërsa lufta është politikë me gjakderdhje
|
politika nuk drejtohet nga morali, por nuk vete gjekundi dhe pa moral
|
politika nuk është arti i së mundshmes. Ajo ka si bazë zgjedhjen midis katastrofikes dhe të pakëndshmes
|
politikanët flasin për partitë e tyre; e partië nuk gabojnë kurrë, nuk kanë gabuar kurrë dhe nuk do të gabojnë kurrë
|
politikani është akrobat : mbahet në ekuilibër duke thënë të kundërtën e asaj që bën
|
politikani mendon për zgjedhjet e ardhshme, statisti për brezat e ardhshëm
|
pra ju besoni se Zoti i mirë është katolik?
|
prano se ka aq gramakitane sa dhe gramatikane, bile dhe me shume
|
problemet më të vështira për njeriun fillojnë kur është në gjëndje të bëjë sipas kokës së vet
|
problemi me të qenit i përpiktë është se atje s’ka asnjë që ta vlerësojë
|
prona është kurth: çka mendojmë se e kemi pronë, në të vërtetë na ka pronë
|
propaganda është ajo degë e artit të gënjeshtrës nëpërmjte së cilës gati mashtrohen miqtë pa mashtruar aspak armiqtë
|
proverbi është një fjali e shkurtër e bazuar në një përvojë të gjatë
|
pse duhet të kujdesem për pasardhësit? Çfarë kanë bërë pasardhësit për mua?
|
pse natyra ka krijuar njeriun? Për të treguar se është aq e madhe sa mund të bëjë gabime ose thjesht nga padituria
|
pse të kesh frikë vdekjen? Eshtë aventura më e madhe e jetës
|
pse të përdoren fjalët e mëdha? Kanë aq pak kuptim
|
pse të përsëritësh gabimet e vjetra, kur ka kaq shumë gabime të reja për të bërë?
|
pse vriten persona që kanë vrarë? Për të treguar që vrasja është e gabuar?
|
psikiatri është njëri që ju bën gjithë ato pyetje të shtrenjta, po ato që gruaja jua bën falas
|
puna është më pak e mërzitshme se argëtimi
|
puna është rifuxhio për ata që nuk kanë ç'të bëjnë
|
puna jonë e madhe dhe e lavdishme është të jetojmë siç duhet. Mbretërimi, mbledhja e thesareve, ndërtimi, janë të gjitha budallallëqe
|
puna largon prej nesh tre të këqija të mëdha : mërzinë, vesin dhe nevojën
|
puna shkurton ditët dhe zgjat jetën
|
pushtetin e vërtetë e kanë në dorë ata që zotërojnë masmediat
|
puthja është një mënyrë e gjeniale për të evituar që të dashuruarit të thonë tepër budallallëqe
|
pyet veten nëse je i lumtur, dhe nuk do të jesh më
|