Logos Multilingual Portal

Select Language

a b c ç d e ë f g h i j k l m n o p q r s t u v x z

ka aq shumë ligje sa askush nuk mund të përjashtojë që mund ta varin
Napoleon Bonaparte
ka diçka tragjike në faktin që sapo njeriu shpiku një makinë për ta zëvendësuar në punë, filloi të vuajë nga uria
Oscar Wilde
ka fjalë që duhet të përdoren një herë të vetme
François-René de Chateaubriand
ka gazetarë të ndershëm siç ka politikanë të ndershëm. Kur blihen një herë ama mbeten të blerë
William Moyers
ka gjë më të çmuar për një popull se sa gjuha e paraardhësve të tij?
Johann Gottfried von Herder
ka gjëra që nuk duhen bërë kurrë, as ditën as natën, as në tokë e as në det : si për shembull lufta
Gianni Rodari
ka lule gjthkund për ata që duan t'i shohin
Henri Matisse
ka një armë më të tmerrshme se shpifja: e vërteta
Charles Maurice de Talleyrand-Périgord
ka një mënyrë për të zbuluar nëe një njeri është i ndershëm : pyeteni! Nëse ju përgjigjet po, është i kalbur
Groucho Marx
ka njerëz aq të varfër sa kanë vetëm para
Anonymous
ka njerëz të cilëve mosha u zbardh flokët, por nuk u prek aspak zemrën, mbeten plotësisht të freskët e të rinj dhe luftojnë gjithnjë me të njëjtën forcë për çdo gjë të bukur e të mirë
Ludoviko Zamenhof
ka porta deti që hapen me fjalë
Rafael Alberti
ka rënie ekonomike kur fqinji yt humb punën, depresion kur e humb ti
Harry S. Truman
ka shumë mënyra për të mbërritur, më e mira është të mos nisesh
Ennio Flaiano
ka vetëm një gjë në botë më të keqe se sa të flasin për ty, dhe kjo është të mos flasin për ty
Oscar Wilde
ka vetëm një koprracllëk dinjitoz : ai i fjalëve
Constancio Vigil
ka vetëm një sukses – të jesh i aftë ta jetosh jetën sipas mënyrës tënde
Christopher Morley
kam bërë gjynahun më të madh që mund të bëhet : nuk kam qenë i lumtur
Jorge Luis Borges
kam kaluar jetën duke konfirmuar rregullin
Sacha Guitry
kam mesuar se jeta nuk ja vlen fare, por dhe asgje nuk eshte me e cmueshme se jeta
André Malraux
kam nevojë që të kihet nevojë për mua
Anónimo
kam nevojë të ndjej për nënën time të njëjtin respekt që ndihet pë një ideal
Anne Frank
kam një kujtesë shumë të mirë për të harruar
Robert Louis Stevenson
kam qenë në një kalendar, por nuk kam qenë kurrë e përpiktë
Marilyn Monroe
kam shije të thjeshta. Kënaqem me maksimumin
Oscar Wilde
kam shkruar një letër kaq të gjatë sepse nuk kisha kohë ta bëja më të shkurtër
Blaise Pascal
karakteristika kryesore e një kryetari shteti është ngadalësia celebrale, gjë jo fort e lehtë për tu arritur
Dean Acheson
kastilianshja është gjuha e lirë e indianëve të Amerikës
Carlos Fuentes
kemi dhjetë minuta kohë për të vënë në jetë një ide përpara se ajo të kthehet në botën e ëndrrave
Richard Buckminster Fuller
kemi globalizuar cirkun e jo bukën
Anónimo
kemi mjaft fe për t'u urryer, por jo mjaft për t'u dashur
Jonathan Swift
kemi vetëm lumturinë që kemi dhënë
Eduard Pailleron
kënaqësia më e qëndrushme në këtë jetë është kënaqësia e kotë e iluzioneve
Giacomo Leopardi
keqkuptimi është forma më e shpeshtë e komunikimit ndërmjet njerëzve
Peter Benary
kërkojmë vetëm që t'i jepet një mundësi paqes
John Lennon
këto janë parimet e mija. Po nuk ju pëlqyen, kam të tjerë
Groucho Marx
këtu jeton një njeri i lirë. Askush nuk i shërben
Albert Camus
Këtu prehet gruaja ime.Lërëni të prehet!Tani po pushon..dhe unë gjithashtu.
John Dryden
kinemaja, ashtu si piktura, tregon të padukshmen
Jean-Luc Godard
kjo suspansë është e tmerrshme...shpresoj që të zgjasë
Oscar Wilde
klasat popullore nuk kanë tjetër mision veç dhënies së shembullit të mirë
Oscar Wilde
klonon më shumë gjenetika apo televizioni?
Anónimo
kohëzgjatja e pasionit është proporcionale me rezistencën fillestare të gruas
Honoré de Balzac
kompromisi është arti i ndarjes së një torte në mënyrë që seicili të besojë se ka marrë copën më të madhe
Ludwig Erhard
konferenca është një mbledhje personash të rëndësishme që individualisht nuk mund të bëjnë asgjë, por bashkarisht mund të vendosin që s'mund të bëhet asgjë
Fred Allen
konsensusi është ajo që personat pohojnë në kor, por që asnjëri nuk beson individualisht
Abba Eban
konsull. Në botën politike amerikane kështu quhet ai që pasi nuk ka arritur të fitojë një post falë votave të zgjedhësve, e ka marrë falë qeverisë, me kusht që të largohet nga vendi
Ambrose Bierce
korrupsioni është si plehërat. Duhen hequr çdo ditë
Ignacio Pichardo Pagaza
krijimi i tanishëm i parave nga hiçi nga ana e sistemit bankar është i njëjtë me krijimin e monedhave nga falsifikuesit. Ndryshimi i vetëm është tek ata që kanë përfitimet
Maurice Allais
krimi i organizuar është vetëm faqja tjetër (e ndyrë) e dollarit
Raymond Chandler
kriminelët e djeshëm janë zotërinjtë e sotëm dhe kriminelët e sotëm janë zotërinjtë e së nesërmes
Carl William Brown
ku ka shumë dritë hija është më e errët
Johann Wolfgang von Goethe
ku shkon Ivan? Po shkoj në Minsk. Gënjen Ivan! Më thua që po shkon në Minsk që unë të mendoj se po shkon në Moskë, por në të vërtetë po shkon në Minsk. Gënjen Ivan!
Jorge Luis Borges
kufijtë e gjuhës time janë kufijtë e botës time
Ludwig Wittgenstein
kujdes : kufoma e Marksit merr ende frymë
Nicanor Parra
kujdesu për mendimet e tua … do të bëhen fjalët e tua. Kujdesu për fjalët e tua…do të bëhen veprimet e tua. Kujdesu për veprimet e tua…do të bëhen zakonet e tua. Kujdesu për zakonet e tua… do të bëhen karakteri yt. Kujdesu për karakterin tënd…do të bëhet fati yt
Frank Outlaw
kujtimet interpretohen si ëndrrat
Leo Longanesi
kujtimi është gjithnjë një vend takimi
Isabel Allende
kujtimi i një gëzimi nuk është më gëzim, kujtimi i një dhimbjeje është akoma dhimbje
Lord Byron
kultura është gjithnjë kështu, shtresa mbi shtresa citimesh, idesh që sjellin lindjen e ideve të tjera, përplasje të gjalla fjalësh që përshkojnë kohën dhe hapsirën
Rosa Montero
kultura është një mjet i përdorur nga profesorët për të krijuar profesorë, të cilët nga ana e tyre do të krijojnë profesorë
Simone Weil
kultura ka perfituar mbi te gjitha nga ato libra ku botuesi ka patur humbje
Thomas Fuller
kulturë nuk do të thotë të lexosh shumë, as të dish shumë; do të thotë të njohësh shumë
Fernando Pessoa
kundërshtimi është forma më fisnike e patriotizmit
Thomas Jefferson
kur diçka tolerohet, bëhet e durueshme e pak kohë më pas, normale
Israel Zangwill
kur dikush thotë se e di ç'është lumturia, mund të kuptohet se e ka humbur atë
Maurice Maeterlinck
kur erdhën misionarët, afrikanët kishin tokën dhe misionarët kishin Biblën. Ata na mësuan të luteshim me sytë mbyllur. Kur i hapëm, ata kishin tokën dhe ne kishim Biblën
Jomo Kenyatta
kur fle harron vetvehten. Kur zgjohesh e kujton sërish
Jorge Luis Borges
kur gjuha ështe e korruptuar, njerëzit humbasin besimin tek ajo që dëgjojnë e kjo çon tek dhuna
Wystan Hugh Auden
kur hidhesh përpjetë nga gëzimi, ki kujdes se mos të të heqin tokën nën këmbë
Stanislaw Jerzy Lec
kur i jepja për të ngrënë të varfërve, më quanin shenjt. Kur pyesja pse të varfërit nuk kanë të hanë, më quanin komunist
Hélder Câmara
kur isha fare i ri më thoshin se gjithkush mund të bëhet president i Shteteve të Bashkuara. Po filloj të besoj se është e vërtetë
Clarence Darrow
kur isha i ri mbaja mend gjithshka. Njësoj, si të kishte ndodhur si të mos kishte ndodhur
Mark Twain
kur je dakort me shumicën, është çasti që duhet të ndalesh e të reflektosh
Mark Twain
kur kryhet në emër të Zotit ose të atdheut, asnjë krim nuk është aq mizor sa të mos falet nga njerëzit
Tom Robbins
kur ndihmon dikë që ka nevojë, ji i sigurt se do të kujtohet për ty .... herën tjetër kur të ketë nevojë
H.V. Prochnow
kur nevoja është e madhe ka nga ata që janë gati të besojnë gjithçka
Arnold Lobel
kur një mbrëmje të jem i vdekur – askush nuk do të më qajë – nuk do të mbetem nën tokë – jam erë lirie
Ernesto Che Guevara
kur një popull nuk guxon të mbrojë gjuhën e vet, është gati për skllavëri
Remy de Gourmont
kur njeriu nuk ka më ftohtë, uri dhe frikë, është i pakënaqur
Ennio Flaiano
kur sheh mirë në sy dikë je i detyruar të shohësh vetvehten
Tahar Ben Jelloun
kur shkatërroni monumentet, shpëtoni piedestalet. Duhen gjithmonë
Stanislaw Jerzy Lec
kur shtypi është i lirë, dhe çdo njeri mund të lexojë, gjithçka është e sigurt
Thomas Jefferson
kur të arrijë frymëzmi, do të më gjejë duke pikturuar
Pablo Picasso
kur të gjithë mendojnë njëlloj, askush nuk mendon
Walter Lippmann
kur të pëlqen ajo që bën, nuk e konsideron kurrë punë
Confucio
kur të rritem dua të bëhem çunak
Joseph Heller
kur truri formohet në barkun e nënës nuk përmban asnjë ide
Maurice Blanchot
kur urrejmë dikë, urrejmë në figurën e tij diçka që është brënda nesh
Hermann Hesse
kur virtyti ka fjetur, zgjohet me më shumë energji
Friedrich Wilhelm Nietzsche
kur zotet na ndeshkojne, ata thjesht ju pergjigjen lutjeve tona
Oscar Wilde
kurrë më parë nuk ishte parë një hendek kaq i madh mes atyre që punojnë dhe atyre që fitojnë pa punuar
Vandana Shiva
kush dò të lëvizë botën duhet të lëvizë më parë vetvehten
Socrates
kush dò të udhëtojë drejt yjeve, nuk duhet të kërkojë shoqëri
Christian Friedrich Hebbel
kush e di se çfarë do të kishte zbuluar Kolombi nëse Amerika nuk do t’i kishte zënë rrugën
Stanislaw Jerzy Lec
kush është ai që e dashurojnë dhe ndihet i varfër?
Oscar Wilde
kush mendon se rritja eksponenciale mund të vazhdojë pa fund në një botë që ka fund, është ose i çmendur ose ekonomist
Kenneth Boulding
kush mund ta mohojë që mjedisi është i shkatërruar?
Günter Grass
kush nuk ka imagjinatë, nuk ka flatra
Muhammad Ali
kush nuk mundet atë që do, të dojë atë që mundet
José Ortega y Gasset
kushdo qe po lind duhet te tregoje mencuri kur zgjedh vendin, vitin dhe prinderit
Gesualdo Bufalino
kushton shumë të jesh i sinqertë kur je i zgjuar. Aq sa të jesh i ndershëm kur je ambicioz
Fernando Pessoa
ky vizatim më kushtoi jo më shumë se pesë minuta, por m'u deshën gjashtëdhjetë vjet për ta arritur ta bëj
Auguste Renoir