jam ateist, shyqyr Zotit
|
jam i rrethuar nga priftërinj që përsërisin pa fund se mbretëria e tyre nuk është në këtë botë, e ndërkohë fusin në dorë gjithçka që të munden
|
jam me siguri i çmëndur, por edhe po të mos jem as të tjerët nuk duhet të jenë të lirë
|
jam optimist mbi të ardhmen e pesimizmit
|
jam pjesë e gjithçkaje që kam hasur në rrugën time
|
janë më të shumtë ata që vdesin duke u arratisur se sa ata që vdesin në betejë
|
janë zhvilluar kura për të cilat nuk njihen sëmundjet
|
jemi ajo ç'ka bëjmë për të ndryshuar ç'ka jemi
|
jemi ajo ç'ka bëjmë vazhdimisht
|
jemi ajo ç'ka hamë
|
jemi prej të njëjtës lëndë me të cilën thuren ëndrrat
|
jemi të gjithë amatorë. Jeta është kaq e shkurtër sa nuk lejon nivel më të mirë
|
jemi tre herë më të pasur se gjysërit tanë, po a jemi edhe tre herë më të lumtur?
|
jeta është çfarë ju ndodh kur jeni të zënë duke bërë plane të tjera
|
jeta është e mrekullueshme, po të mos ia kesh frikën
|
jeta është krahasimi i fjalëve
|
jeta është një fjali e ndërprerë
|
jeta është një shkollë probabilitetesh
|
jeta është një teatër që nuk lë vend për prova. Prandaj këndo, qaj, kërce, qesh dhe jeto vrullshëm para se të bjerë perdja dhe shfaqja të mbyllet pa duartrokitje
|
jeta i merr tepër kohë njerëzve
|
jeta ka vlere te madhe ne se dikush e urren ate
|
jeta mund të kuptohet vetëm nga mbrapa, por jetohet përpara
|
jeta nuk është më barcaletë për mua; nuk më argëton
|
jetohet një herë të vetme, por po të jetosh mirë, një herë mjafton
|
jetojmë në një epokë të rrezikshme. Njerëzit kontrollojnë natyrën para se të mësojnë të kontrollojnë veten
|
jetojmë të pushtuar nga shtytje të nivelit të ulët, si përpara 50.000 vjetësh
|
ji altruist: respekto egoizmin e të tjerëve
|
ji më i mënçur se të tjerët, po munde, por mos ua thuaj
|
ji ndryshimi që dëshëron të shohësh në botë
|
ji padron i argumentit, fjalët vijnë vetë
|
jini të sinqertë dhe të qartë me avokatin tuaj ... më pas do të jetë detyra e tij ta bëjë gjithçka të paqartë
|
jini të sjellshëm me njerëzit gjatë rrugës tuaj lart, sepse do t’i takoni përsëri gjatë rrugës për poshtë
|
jo rrallë takohen hajdutë që predikojnë kundër vjedhjes
|
jo të gjithë janë të dënuar të jenë inteligjentë
|
ju harroni se frutat janë të të gjithëve dhe toka nuk i përket askujt
|
juve jeni zonjusha Smith, vajza e bankierit miliardar Smith? Jo? Më falni, për një çast m'u duk se isha i dashuruar me ju
|