Logos Multilingual Portal

Select Language

a b c ç d e ë f g h i j k l m n o p q r s t u v x z

le të pasurohemi me ndryshimet tona reciproke
Paul Valéry
lëre të drejtojë fëmija që ke tek vetvetja
José Saramago
leximi është për mendjen siç është ushtrimi fizik për trupin
Joseph Addison
lexoj edhe libra, shumë libra : por prej tyre mësoj më pak se nga jeta. Vetëm një libër më ka mësuar shumë : fjalori. Oh, fjalorin e adhuroj. Por adhuroj edhe rrugën, fjalori më i mrekullueshëm
Ettore Petrolini
lexuesit janë personazhe imagjinare të krijuara nga fantazia e shkrimtarëve
Achille Campanile
librat e këqij sjellin zakone të këqija dhe zakonet e këqija sjellin libra të mirë
René Descartes
librat kanë dinjitetin e tyre : kur jepen hua, nuk kthehen më
Theodor Fontane
librat kanë të njëjtit armiq si njerëzit : zjarrin, lagështinë, kafshët, kohën dhe vetë përmbajtjen e tyre
Paul Valéry
librat respektohen duke i përdorur
Umberto Eco
libri do të jetë shpëtimi i njerëzimit
Voltaire
libri është një nga mundësitë e lumturisë që kemi ne njerëzit
Jorge Luis Borges
libri i vërtetë nuk është ai që lexojmë, por ai që na lexon
Wystan Hugh Auden
libri më i ëndësishëm për një komunist si unë është Bibla
Nichi Vendola
libri që nuk mban dy lexime, nuk meriton as një
José Luis Martín Descalzo
ligjet janë rrjeta merimangash që shqyhen nga mizat e mëdha e ku ngecin mizat e vogla
Honoré de Balzac
ligji bazë i kapitalizmit është ti ose unë, jo ti dhe unë
Karl Liebknecht
ligji, me barazinë e vet të madhërishme, ia ndalon si të pasurve ashtu edhe të varfërve që të flenë poshtë urave
Anatole France
liri do të thotë edhe përgjegjësi. Prandaj shumica e njerëzve ia kanë frikën
George Bernard Shaw
liria e shtypit është ndoshta ajo që ka vuajtur më shumë nga degradimi i ngadaltë i idesë së lirisë
Albert Camus
liria është si poezia: nuk duhet të ketë mbiemra, është liria!
Enzo Biagi
llupësit ia hapin varrin vehtes me dhëmbë
Henri Estienne
lotët janë shkrirja e akullit të zemrës
Hermann Hesse
lufta është e bukur për ata që nuk e njohin
Desiderius Erasmus von Rotterdam
lufta është forma më e përhapur moderne e terrorizmit
Gino Strada
lufta është një mësim i historisë që popujt nuk e kujtojnë kurrë sa ç'duhet
Benito Mussolini
lufta kunder pushtetit është lufta e kujtesës kundër harrimit
Milan Kundera
luksi shkatërron të pasurit dhe shton mjerimin e të varfërve
Denis Diderot
lum ai që qesh me vehten, nuk i mungon argëtimi
Habib Bourguiba
lum si ai që nuk pret mirënjohje sepse nuk do të mbetet i zhgënjyer
W.C. Bennett
lumturi do të thotë të jesh dakort me vetvehten
Luis Buñuel
lumturia është diçka e mrekullueshme : sa më shumë të japësh aq më shumë të mbetet
Blaise Pascal
lumturia është një shpërblim që i mbërrin kujt nuk e ka kërkuar
Anton Chekhov
lumturia nuk është diçka që ndihet, por diçka që kujtohet
Oscar Levant