Logos Multilingual Portal

Select Language

a b c ç d e ë f g h i j k l m n o p q r s t u v x z

i adhuroj partitë politike:janë të vetmet vënde që kanë mbetur ku njerëzit nuk flasin për politikë
Oscar Wilde
i çmënduri është njeriu që ka humbur gjithçka përveç arësyes
Gilbert Keith Chesterton
i dashur: formula më e përdorshme për t’ju drejtuar një personi të seksit të kundërt emri i të cilit nuk ju kujtohet për momentin
Oliver Herford
i dua grate por nuk i admiroj
Charlie Chaplin
i fejuari është një njeri i lumtur që është gati për të mos qënë më i tillë
Enrique Jardiel Poncela
i harrojmë lehtë fajet tona kur jemi të vetmit që i njohim
François de La Rochefoucauld
i huaji është brënda nesh. Kur arratisemi ose luftojmë të huajin, luftojmë kundër pavetëdijes sonë
Julia Kristeva
i mençur është ai që jeton çdo ditë sikur çdo ditë e çdo orë mund të vdesë
Francisco de Quevedo y Villegas
i rritur? kurrë!
Pier Paolo Pasolini
i vetmi funksion i parashikimit ekonomik është që të bëjë astrologjinë të duket e respektueshme
John Kenneth Galbraith
i vetmi gëzim në botë është fillimi. Eshtë bukur të jetosh sepse të jetosh do të thotë të fillosh, gjithnjë, në çdo çast
Cesare Pavese
ia kushtoj këtë botim armiqve të mij që më kanë ndihmuar kaq shumë në karrierën time
Camilo José Cela
idealizmi rritet në përpjesëtim të drejtë me largësinë tonë nga problemi
John Galsworthy
idetë janë si pleshtat, hidhen nga njëri tek tjetri, por nuk pickojnë të gjithë
Stanislaw Jerzy Lec
iluzioni i fundit është ai që ke humbur çdo iluzion
Maurice Chapelan
imagjinata na ngushëllon për ç’ka nuk mund të jemi. Humori për atë që jemi
Winston Churchill
imagjinata nuk është gjë tjetër përveçse fryti i kujtesës sonë
Pierre Bonnard
imagjinata shërben për të udhëtuar e kushton më pak
George William Curtis
infedel: ne New Jork quhet ai qe nuk beson ne Krishti; ne Konstantinopull quhet ai qe beson
Ambrose Bierce
injoranca e vërtetë nuk është mungesa e njohjes, por mospranimi i njohjes
Karl Popper
injoranca është burimi më i madh i lumturisë
Giacomo Leopardi
injoranca, më shumë se paragjykimi, është pranë të vërtetës
Denis Diderot
instrumenti punë-lehtësues më i kërkuar sot është ende një burrë me para
Joey Adams
intelektuali është ai shpirti i të cilit sodit vetvehten
Albert Camus
intelektuali është një zotëri që çon për të lidhur librat që nuk ka lexuar
Leo Longanesi
inteligjenca ushtarake është një kontradiktë termash
Groucho Marx
intoleranca më e keqe është ajo që quajnë arësye
Miguel de Unamuno
isha antikomunist kur ishin komunistët
Giovanni Sartori
ishte aq e bukur sa ia kishin ndaluar t'i afrohej kullës së Pizës
Anónimo
ishte një këshillë shumë e mirë ajo që dëgjova një herë t'i jepej një të riu: 'bëj gjithnjë atë që ke frikë të bësh'
Ralph Waldo Emerson
italianët humbin ndeshjet e futbollit si të ishin luftëra dhe humbin luftërat si të ishin ndeshje futbolli
Winston Churchill
italianët janë gjithmonë gati për të nxituar në ndihmë të fituesve
Ennio Flaiano