Logos Multilingual Portal

Select Language

a b c ç d e ë f g h i j k l m n o p q r s t u v x z

gati të gjithë mjekët kanë sëmundjet e tyre të preferuara
Henry Fielding
gazetarët nuk i besojnë gënjeshtrat e politikanëve, por i përsërisin! Më keq akoma!
Coluche
gazetari është ai që duhet t'i spjegojë të tjerëve ç'ka nuk ka kuptuar as vetë
Lord Alfred Northcliff
gazetari nxitet nga skadenca. shkruan më keq po të ketë kohë
Karl Kraus
gazetaria ëshë arti i mbushjes së një faqeje të bardhë
Rebecca West
gazetaria është botimi i asaj që dikush nuk do që ta dimë; pjesa tjetër është propagandë
Horacio Verbitsky
gënjeshtari duhet të mbajë parasysh që për të qenë i besueshëm, duhen thënë vetëm gënjeshtrat e nevojshme
Italo Svevo
Gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri
Anonymous
gjëja më demokratike e botës është fjalori. E vetmja pasuri që kemi të përbashkët
Bernard Pivot
gjëja më e mirë e së ardhmes është se ajo vjen vetëm me nga një ditë çdo herë
Abraham Lincoln
gjëja më e mirë që natyra i ka dhënë njeriut, është shkurtësia e jetës
Plinius Secundus
gjëja që kemi të përbashkët me njëri-tjetrin është se jemi të gjithë të ndryshëm nga njëri-tjetri
Anónimo
gjeli këndon edhe mëngjesin kur përfundon në tenxhere
Stanislaw Jerzy Lec
gjërat që dimë më mirë janë ato që nuk i kemi mësuar kurrë
Luc de Clapiers Marquis de Vauvenargues
gjithçka është e rrezikshme. Po të mos ishte kështu nuk do t'ia vlente të jetoje.
Oscar Wilde
gjithçka mund të durohet në jetë, përveç shumë ditëve lumturie të vazhdueshme
Johann Wolfgang von Goethe
gjithçka që çdokush mund të përfytyrojë, të tjerë do ta kthejnë në realitet
Jules Verne
gjithçka që nuk thuhet, është thënë përgjithnjë
Julio Cortázar
gjithë ç'ka nuk di, e kam mësuar në shkollë
Ennio Flaiano
gjithe principet morale universale jane fantazi te kota
Donatien Alphonse François de Sade
gjithmonë kam besuar se nëse ekziston një vend në botë ku nuk ekzistojnë racat, ky është pikërisht Italia. Në fakt, paraardhësit tanë kanë pasur shumë mundësi për argëtim
Enzo Biagi
gjuha e mprehtë është i vetmi mjet prerës që mprihet gjithnjë e më shumë duke u përdorur
Washington Irving
gjuha është gjurmë, gjurma më e rëndësishme e kushtit tonë njerëzor
Octavio Paz
gjuha është lëkura e shpirtit
Fernando Lázaro Carreter
gjuha është një art anonim, kolektiv dhe i pandërgjegjshëm, fryt i krijimtarisë së mijëra brezash
Edward Sapir
gjuha është një pjesë e organizmit tonë, jo më pak e komplikuar se ai
Ludwig Wittgenstein
gjuha është shumë më e paqetë se jeta
Manuel Seco
gjuha mund të kihet pa patur para, pushtet politik, prone private ose martesë, por nuk mund të kihen para, pushtet politik, prone private ose martesë pa gjuhën
John Searle
gjuha ndërkombëtare e brezave të ardhshme do te jetë abosolutisht vetëm një gjuhë e planifikuar
Ludoviko Zamenhof
gjuha nuk është gjë tjetër veç reduktimi i mendimit në formën e tij më të thjeshtë
Anonymous
gjuhët, ashtu si fetë, jetojnë me herezitë
Miguel de Unamuno
gjynah që ata që do të dinin të qeverisnin vendin janë të zëne sepse drejtojnë taksi e presin flokë
George Burns
gjynahu më i madh është që kemi lindur
Samuel Beckett
globalizimi eshte nje proces qe mundeson te fuqishmin te shfrytezoje te dobtin
Alejandro Llano
gratë duhet të bëjnë gjithçka dyfish më mirë se burrat për t’u gjykuar të zonja sa gjysma. Për fat të mirë nuk është e vështirë
Charlotte Whitton
gratë janë aq hipokrite sa të gjithë fëmijët të mund të thonë me bindje për të ëmën: ishte shënjtore
Remy de Gourmont
gratë marrin gjithnjë formën e ëndrrës që i përmban
Juan José Arreola
gratë na dashurojnë për të metat tona. Po të kemi mjaft, na falin gjithçka, bile edhe zgjuarsinë tonë
Oscar Wilde
gratë..hiçgjë i tërheq, një kompliment i bën të marrin arratinë
Raymond Quatorze
grua nuk lind, por grua bëhesh
Simone de Beauvoir
gruaja është një dhuratë që ju zgjedh
Georges Brassens
gruaja, sjellja e së cilës tregon se do të bëjë ndonjë skenë nëse i thuhet e vërteta, kërkon që ta gënjejnë
Elizabeth Jenkins