Logos Multilingual Portal

Select Language



[ No Biography for this Author ]

asgjë nuk është e pamundur për atë që nuk duhet ta bëjë
aventura është thjesht një planifikim i keq
avokat: një bashkëfajtor që s\'përballet me asnjë rrezik
bota nuk është një spektakël, por një fushë beteje
brenda çdo njeriu cinik, ekziston një idealist i zhgënjyer
bukuria është në sytë e atij që shikon
burrat janë gjithmonë të sinqertë. Thjesht ndryshojnë sinqeritetin, kjo është e gjitha
çfarë pret UNESCO që ta deklarojë pasuri të njerëzimit të gjithë planetin ?
deri sa të ketë naftë, nuk do të ketë paqe në Lindjen e Mesme
deshiroj vetem te mos kem me deshira
disa vende të varfëra janë krenarë e do të deshën t’i zgjidhnin vetë problemet e tyre, por, për fat të mirë, shoqëritë shumëkombëshe nuk mund të mos sakrifikohen për to
do të mbarojë më parë ajri apo nafta?
do të më pëlqente të shihja priftërinjtë të martoheshin, jo vetë ata eteroseksuale
Don Kishotët e sotëm nuk luftojnë kundër, por për mullinjtë e erës
drejtësia nuk është veçse epërsia e më të fortit
ëndrra e atij që nuk ka vëlla është që të gjithë njerëzit të jenë vëllezër
fabrikat e armëve ndihmojnë luftën kundër papunësisë ?
fjalët kanë vlerën që iu jep ai që i dëgjon
Gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri
gjëja që kemi të përbashkët me njëri-tjetrin është se jemi të gjithë të ndryshëm nga njëri-tjetri
gjuha nuk është gjë tjetër veç reduktimi i mendimit në formën e tij më të thjeshtë
isha antikomunist kur ishin komunistët
ishte aq e bukur sa ia kishin ndaluar t\'i afrohej kullës së Pizës
jini të sinqertë dhe të qartë me avokatin tuaj ... më pas do të jetë detyra e tij ta bëjë gjithçka të paqartë
ka njerëz aq të varfër sa kanë vetëm para
ka vetëm një sukses – të jesh i aftë ta jetosh jetën sipas mënyrës tënde
kam nevojë që të kihet nevojë për mua
kemi globalizuar cirkun e jo bukën
klonon më shumë gjenetika apo televizioni?
korrupsioni është si plehërat. Duhen hequr çdo ditë
kultura është një mjet i përdorur nga profesorët për të krijuar profesorë, të cilët nga ana e tyre do të krijojnë profesorë
lum si ai që nuk pret mirënjohje sepse nuk do të mbetet i zhgënjyer
mendimi prapambetet, përparojnë sendet
merita e madhe e shoqërisë është se na bën të vlerësojmë vetminë
mjaft më me drogën në sport; të ndalohen kontrollet!
mos e gjyko kurrë një libër nga filmi që është bërë sipas tij
muzika sot dirigjohet nga bankierët dhe llogaritarët:, një tendencë që patjetër duhet ta luftojmë
në disa raste, fjalët e këqija janë më të mirat
në Kubë nuk respektohen të drejtat e njeriut, me përjashtim të Guantànamos
nëse vota do të ndryshonte diçka, do ta bënin të paligjshme
një koncert për të shpëtuar planetin... më kujton Titanikun
një nga detyrat kryesore të mjekut është të edukojë popullin të mos marrë ilaçe
njerëzimi nuk duron dot shumë realitet
njeriu mijëçarit kulturën e Bushit, rinë e Berluskonit dhe mirësinë e Putinit
nuk ekzistojnë fëmijë të paligjshëm, por prindër të paligjshëm
nuk është jeta ajo që zgjatet, është pleqëria
nuk ka shumë rëndësi se me kë martohemi, pasi mëngjesin tjetër pa dyshim që do të zbulojmë se është dikush tjetër
nuk mund të ndryshoj të kaluarën, por mund të ndryshoj kujtimet
nuk mund të themi se qytetërimi nuk përparon, pasi në çdo luftë të vrasin në një mënyrë të re
nuk përkthehet ç\'ka është e shkruar, përkthehet ajo që autori ka dashur të thotë. Prandaj kompiuterat nuk arrijnë të përkthejnë
pa Sadamin bota është përmirësuar. Si do të ishte pa Bushin?
përveç disa njerëzve, të gjitha kafshët kanë shpirt
qëllimi justifikon mjetet? Faleminderit, Moggi - Anonim
respektohen vetëm të drejtat njerëzore të personave juridike
shkenca nuk është perfekte, por kjo nuk do të thotë se ke nevojë për fenë
shumë persona humbasin gëzimet e vogla të jetës në pritje të lumturisë së madhe
sigurisht që janë të mundura marrëdhëniet platonike, por vetëm mes bashkëshortëve
socializmi mund të mbërrijë vetëm me biçikletë
suksesi më i madh është të bëhesh njeri sa më i mirë të mundesh
të gjithë buzëqeshin në të njëjtën gjuhë
të rinjtë kanë iluzione për të ardhmen; të moshuarit për të kaluarën
të shpërqëndrohesh do të thotë gati gjithnjë të ndërrosh mënyrën e të mërziturit
tradhëtari është ai që lë partinë e vet për t’u futur në një tjetër; i konvertuari është ai që lë një parti dhe futet në partinë tuaj
treguesi tragjik i vlerave të qytetërimit tonë është fakti që nuk ekziston asnjë biznes më i madh se lufta
tundimet, ndryshe nga rastet e mira, vijnë gjithmonë edhe një herë të dytë
turizmi është udhëtimi larg në kërkim të dëshirës për t\'u kthyer në shtëpi
vetëm të kulturuarit duan të mësojnë për vehte, injorantët duan të mësojnë të tjerët
Zoti ashtu si dhe presja mund te ndryshoje cdo gje